×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ikje nga kolera, BE: Në 2017 u rrit me 70% numri i azilkërkuesve nga Shqipëria

Premte, 24 August 2018 08:45

Numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së gjatë vitit 2017 është rritur me 70 për qind krahasuar me një vit më parë.
Kështu shkruan Frontex, Agjencia Europiane Kufitare dhe Rojeve Bregdetare, në raportin e përvitshëm me të dhëna nga kufijtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2017. Sipas raportit, Shqipëria jo vetëm është një vend kalimi për emigrantët e paligjshëm të kombësive të ndryshme që duan të kalojnë në Evropë, por dhe vend-burimi për shumë azilkërkues, pavarësisht se Shqipëria është shpallur vend i sigurt origjine nga vendet e BE-së.
Shqipëria, pavarësisht se është pjesë e vendeve që lëvizin lirisht në BE, renditet e para në rajon për numrin e azilkërkuesve të paligjshëm në vendet kryesore të BE-së si Gjermania dhe Franca.
Refuzimet
Gjatë vitit 2017, 23 423 shqiptarëve i është refuzuar hyrja në një shtet të Bashkimit Evropian. Për këtë tregues Shqipëria renditet e para, duke lënë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Sipas të dhënave rreth 10 mijë shqiptarë nuk janë lejuar të hyjnë në Greqi gjatë viti 2017.
Krahasuar me një vit më parë, numri i shqiptarëve që janë refuzuar në kufi është dyfishuar.
Qëndrimet e paligjshme, raportuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve fqinje
Gjatë vitit 2017, 1024 shqiptarë kanë qëndruar në mënyrë te paligjshme në një prej vendeve të BE-së. krahasuar me një vit më parë, kjo shifër u rrit me 30 për qind.
Aplikimet për azil

Në vitin 2017, 2461 shqiptarë aplikuan për azil në një prej vendeve të Bashkimit Evropian. Krahasuar me një vit më parë kjo shifër është rritur me rreth 70 për qind.
Megjithëse prej vitesh tashmë, vendet e BE-së kanë deklaruar se nuk do të pranojnë kërkesa për azil nga shqiptarët dhe qeveria ka ndërmarrë masa për të ulur numrin e azilkërkuesve, duket se këto masa nuk kanë funksionuar.
Përdorimi i dokumenteve të rreme
Në vitin 2017, 490 shqiptarë kanë përdorur dokumente të rreme (pasaporta, ID apo leje qëndrimi) për të kaluar kufijtë drejt vendeve të BE-së. Edhe për këtë tregues, shqiptarët renditen të parët, duke lënë pas Kosovën dhe Iranin.
Krahasuar me një vit më parë, shifra e shqiptarëve që përdorin dokumente të rreme për të kaluar kufijtë është rritur me 36 për qind..
Në gusht të viti 2017 u miratua një procedure e re pune për të ndaluar shqiptarët të moskeqpërdorin të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht në be.
Rastet e përdorimit të dokumenteve të rreme nga shqiptarët janë raportuar në Itali, Mbretëri e Bashkuar, Francë dhe Irlandë, 62 për qind e nga 3 174 dokumente shqiptare të kapura nga këto vende janë të rreme.
Pjesa më e madhe e rasteve janë zbuluar në Britani dhe Irlandë, ndërsa Italia dhe Franca shprehen se shqiptarët i përdorin dokumentet fallso për të dalë nga këto dy vende dhe për të emigruar në Britani dhe Irlandë. Këto dy vende janë destinacioni i preferuar nga 85 përqind të emigrantëve shqiptarë.
Për kalimet e paligjshme përmes vend-kalimeve kufitare
Gjatë vitit 2017, 8154 persona kanë kaluar në mënyrë të paligjshme përmes vend-kalimeve kufitare Shqipëri-Greqi. Krahasuar

me një vit më parë, numri i personave që ka kaluar është rritur me 14 për qind. Kalimi tokësor Shqipëri-Greqi është kalimi i dytë
më i përdorur pas atij mes Hungarisë dhe Serbisë.
Gjatë vitit 2017, 8552 shqiptarë kanë kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme, duke e renditur kombësinë shqiptare të parën kombësi për numrin e lartë të qytetarëve që kaluan kufijtë në mënyrë të paligjshme. Shqipëria lë pas vende si Pakistani, Afganistani e Siria.
Trafikimi i lëndëve narkotike
Kanabis vazhdon të mbetet një nga drogat më të trafikuara nga rajoni i Ballkanit në krahasim me drogat e tjera. 23 ton kanabis janë kapur në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Të njëjtat vende kanë deklaruar se kanë kapur edhe heroinë gjatë vitit 2017.
Klima e butë e Shqipërisë dhe zonat rurale të izoluar kanë ndihmuar në zhvillimin e trafikut të drogës duke e kthyer Shqipërinë  në prodhuesin kryesor të kanabisit.
Pavarësisht rënies së ndjeshme në 2o14 dhe 2015 pas operacionit të Policisë shqiptare në Lazarat, grupet kriminale të trafikimin të drogës në Shqipëri rifilluan të vepronin në vitin 2016 dhe 2017 duke rritur prodhimin dhe trafikimin e kanabisit. Ky fluks i lartë solli rënien e çmimit të kanabisit në treg ku një kilogram kanabis u shit për 350 euro.
Qeveria shqiptare ndërmori një plan për ndalimin e kultivimit të kanabisit, por pavarësisht kësaj mbjellja e kanabisit në Shqipëri po vazhdon./exit.al

Modifikuar më Premte, 24 August 2018 08:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...