×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Memoriali i Kampit të Tepelenës/ Presidenti Meta nderon ish të përndjekurit politikë

Premte, 24 August 2018 09:45

Ilir Meta

Në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, kisha nderin e veçantë të merrja pjesë në veprimtarinë përkujtimore për të internuarit dhe viktimat e kampit famëkeq në Tepelenë, për të nderuar e vlerësuar sakrificën dhe qëndresën e të mbijetuarve të këtij kampi, që i dhanë përmasë njerëzore përballjes me totalitarizmin, si personalitete frymëzuese për shoqërinë e sotme shqiptare. 
Znj.Gjelë Gjikola, znj.Mrikë Gjikola, znj.Drane Jakja (pas vdekjes) dhe z.Lek Pervizi janë katër nga figurat frymëzuese që vlerësova me titullin e lartë "Për Merita të Veçanta Civile", pikërisht në vendin ku u zhvillua drama e tyre jetësore dhe u kalit mbijetesa, në emër të sakrificës dhe humanizmit të njerëzve të thjeshtë.
Këta janë vetëm 4 nga shumë heroina e heronj që kanë vuajtur në këtë kamp famëkeq, që nderohen në respekt të një bashkësie që kërkon paqësisht të përballet me të kaluarën dhe kërkon paqësisht të jetojë të ardhmen. 
Ata janë shembuj të vetëdijes qytetare dhe kombëtare për të ardhmen.
Nderim përjetë gjithë viktimave të pafajshme, ish-të përndjekurve politikë dhe disidentëve të Shqipërisë që dhanë jetën në emër të lirisë dhe të dinjitetit njerëzor! 🇦🇱

Modifikuar më Premte, 24 August 2018 09:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...