×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ironizon Manjani: ‘Tek ne shteti 'ndëshkohet me vetting’, pushteti trashet si zullum’

Saturday, 25 August 2018 09:26

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka ironizuar mënyrën se si po zbatohet reforma në drejtësi në vendin tonë.

Ai thotë se në çdo vend të botës dënohen pushtetarët ose me ligj ose me votë, kurse tek ne shteti ndëshkohet me “vetting’ dhe për çdo gjë ‘fajin e ka Opozita”.

Nga Ylli Manjani:

Absurd
———-
Sistemi i ndjekjes penale në Brazil, Malajzi, Pakistan, Korenë Jugut e madje edhe në Kinë i heton, gjykon e dënon zyrtarët e lartë që kur janë në detyrë.

Presidentë, Kryeministra e ministra (pa përmendur nivelet e tjera) dënohen.

I dënojnë pa qenë nevoja për SPAK,BKH, KLGJ, KLP, PPP, TTT, KKK, FFF, KNP, RMP, RTKT e tërr-mërr-mërr.

I dënojnë pa i thënë asnjë fjalë të vetme Ambasada Amerikane. As u kërcet fare për të!

I dënojnë gjatë kohës që janë në detyrë, jo thjesht kur bien nga fiku. Se kur bien nga fiku i dënojnë shumë shtete.

I dënojnë për hiçgjë krahasuar me ç’bëjnë udhëheqësit tanë Pro- Amerikanë, pro-Europiane, Pro-perëndim e pro-lindje, pro-lek e pro-valutë.

Kudo ku ka sadopak kulturë shteti, pushteti ndëshkohet. Ndëshkohet ose me votë ose me ligj ose me të dyja bashkë!

Kurse tek ne ndëshkohet shteti (me vetting) dhe pushteti trashet si zullum.

Dhe gjithmonë e për çdo gjë “fajin e ka Opozita”...

Mendja është gjë e madhe!

Modifikuar më Saturday, 25 August 2018 09:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...