×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandali/ Publikohen dokumentet, Veliaj do e mbushë liqenin artificial me kulla

Diel, 26 August 2018 11:34

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar sot disa foto që faktojnë planin e  Veliajt se dhe zona e liqenit do të jetë me kulla.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Dokumentat që faktojnë se me Veliajn do kemi kulla edhe në Liqenin Artificial të Tiranës.

KULLA KUDO, ky është plani i pasurimit dhe mbajtjes së pushtetit të Veliajt dhe Ramës. Kulla në qëndër, kulla te 7 xhuxhat, kulla te teatri, kulla te bulervardi i ri por edhe kulla tek e vetmja mushkëri e qytetit: Liqeni artificial i Tiranës. Dokumentat tregojnë që tashmë është bërë fakt që do të ndërtohen kullat në liqen, thjesht plani masakrues për shëndetin e qytetarëve është shtyrë deri në zgjedhjet lokale. Plani është i qartë me paratë e drogës blejnë mandatin e Mister Mashtruesit (Erioni Betoni) dhe pastaj fillon pastrimi i parave dhe arkëtimi i milionave euro nga kullat e reja. Por në plan kanë harruar qytetarët e Tiranës që nuk do ta lejojnë një krim të tillë.

Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 406, datë 4.7.2018 ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkise Tiranë hapesiren prej 25 004 m2 që ishte pjesë e Gardës së Republikës .
Në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë që është miratuar me vendimin nr.1 datë 14.4. 2017 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, zona e Gardës së Republikes pikërisht pasuria e tjetersuar prej 25 004 m2 , ështe emërtuar TR169 dhe plani zhvillimor i ka dhenë destinacion zone për ndërtime .

Ne kriteret e vëndosura të tipologjisë së ndërtimit për këtë zonë TR169 ku shtrihej oborri i Gardës së Republikës , zona është miratuar me destinacion që do të ndertohen struktura lineare të gjata që quhen kulla ,kate që ofrojnë shërbime biznesi , kate banimi,parkingje etj. Ky miratim destinacioni është në kundërshtim me piken 4 të V.k.m Nr. 406, datë 4.7.2018 pasi Bashkia kushtezohet ne përdorimin e kësaj pasurie dhe duhet te perdor këtë pasuri që ti shërbej hyrjes së Parkut të Liqenit. Por me sa duket Veliaj me hyrje Parku nënkupton kulla hyrëse për pastrimin e parave të pista të mafias së drogës dhe ndërtimit.

Bashkëngjitur do te gjeni dokumentat zyrtare :

1.Faqen nr.52 të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë ku përcaktohet tipologjia e strukturave dhe forma se si duhet të jenë , TIPI (H) Kulla – lloje ndertësash që rriten në lartësi.

  1. 2. ORTOFOTO të Hartes së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit që pasqyron detajet e studimit të Planit të Pergjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë , përkatësisht zonën e studimit TR169 ( Zona e Gardës së Republikës) 
  2. 3. Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë ,përkatesisht faqen 12 ku pasqyrohet tabela parametrike të njesive struktuore që permban kriteret ligjore të PPV për miratimin e lejeve të ndërtimit përkatësisht zonën TR169.
  3. 4. V.k.m nr. 406, datë 4.7.2018 që ka ndodhur miratimi i tjetërsimit pronës publike (Oborri i Gardës së Republikës).
  4. 5. Planvendosjen e lëshuar nga ZRPP Tiranë për pasurinë prej 25 004 m2 (Oborri i Gardës së Republikës).
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...