Policia e Shtetit çdo ditë e më shumë po shkel ligjet e vendit dhe këtë në bazë të urdhrave partiakë.
Ky ka qenë thelbi I denoncimit të një qytetari I cili I ka shkruar Ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky qytetar ka marrë rastin e një drejtuese të policisë në Përmet, e njohur për lidhjet e saj me drejtuesit socialist si dhe për shkarkimet masive të motivuara politikisht në radhët e policisë së këtij komisariati.
Skandali, sipas këtij mesazhi, qëndron në faktin se kjo zonjë edhe pse ka mbushur moshën e daljes në pension, vazhdon të mbahet në detyrë në mënyrë të paligjshme nga drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit.
Berisha shkruan se drejtori I përgjithshëm I policisë së shtetit qëndron lart mbi ligjin.
Postimi i plotë:
Narkodrejtor Geron Veliu apo Ardi Xhafa qendron lart, lart mbi ligjin!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb
“I nderuar Z .doktor.
Po u shkruaj per rregullat e emerimit dhe nxjerjes ne pension te punonjesve te policise shtetit te Fatmir Droges . Rasti eshte ne Komisariatin e Pol. Permet. Insp. Natasha Shehu e mare ne pune ne polici ne vitin 1997 pa asnje pervoje pune ne kete sektor ,por vetem si militante e c'mendur e P.S-se dhe Gramoz Rucit .
Pasi u fut ne pune dhe beri listat duke bere spastrime partiake ne menyre perverse vazhdoi dhe pas rifutjes ne plici pas ndryshimeve te 2013 ne b/punim me klanet me te ereta te larguareve per trafiqe nga policia bene spastrimet ne Qarkun Gjirokaster ne vitet 2013-2014 te punonjesve te ndershem te policise dhe ne fund punoi ne Komisariatin e Pol. Permet.
Pa shkolle ( punonjese rrobaqepsie) fjala e saj ishte ligj per shefat e komisaritit per te gjitha levizjet ne vendet e punes. Ne 22 gusht 2018 i vjen urdheri i nxjerjes ne pension te plote pleqerie. Ne Kom. Pol. u gezuan se shpetuan nga qenia me keqe qe egziston ne bote . Pasi erdhi urdheri e komunikua ajo u thote : Nuk keni per te shpetuar nga mua. Te gjithe e moren me shaka , por cudia erdhi pas dy ditesh ku Dr. Pergj. Poll. e rrikthen ne detyre per merita te vecanta ne pune.
A ka me turp kur dhjetra djem e vajza te rinj qe kane mbaruar shkollen e policise rrine pa pune ,ndersa kthejne ne pune pensionistet qe nuk bejne asnje pune ,vec urdherave te partise dhe ligesise. Ky rast eshte i vertete dhe nese mundeni verifikoheni.
Respekte doktor.