Pazari i Thaçit, televizioni serb prezanton hartën e re të Serbisë

Diel, 26 August 2018 17:24

Një Televizion në Serbi “TV Prva” ka prezantuar hartën e Serbisë së Madhe. Aty, shihet se deri ku Serbia në fakt pretendon të shtrihet. Sipas kësaj harte të prezantuar nga ky televizion, territori i Kosovës do të rrudhet ndjeshëm, raporton Gazeta Blic. Kjo është harta që e ka prezantuar Televizioni serb. Në anën tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksander Vuçiq vazhdojnë të kërkojnë mbështetje vendore e ndërkombëtare për shkëmbime territoriale. Kancelarja Merkel ka dalë fuqishëm kundër kësaj ideje. Deri më tani, presidenti i vendit nuk e ka mbështetjen e thuajse asnjë subjekti poliitk në Kosovë. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar luftë nëse preken kufijtë. Ndërkaq Limaj e ka quajtur antikushtetuese idenë e Thaçit për shkëmbime territoresh.

Modifikuar më Diel, 26 August 2018 17:25
Login to post comments