Nëse ka një gjë që nuk mund ta çojë në mendje të krenohet kryeministri i vendit Edi Rama janë rrugët! Ato përditë po vrasin njerëz. Aksidentet në vend janë bilanc lufte. Lajmet për to i kemi përcjell përditë. Përpos drejtimit të papërgjegjëshëm të mjetit nga disa syresh, shkak janë edhe rrugët.
Shto këtu dhe orët e gjata në trafik, sidomos gjatë fundjavave, kur lëvizja drejt zonave turistike është më e madhe.
Për cilën rrugë në vend mund të krenohet Edi Rama?
Për autostradën Tiranë-Elbasan që nuk u mbyll kurrë dhe vazhdon të hajë miliona euro?
Për by-pass e Fierit, që është turpi i çdo qeverie, që gjithashtu nuk u mbyll kurrë?
Por, sikur të mos mjaftonte ajo ç’ka shohim vetë çdo ditë në rrugët e vendit tonë, kemi Kryeministrin që tallet me ata që e kanë zgjedhur per të drejtuar vendin. Ai çdo ditë na paraqet në facebook, projekte dhe vetëm projekte. Rrugë të vizatuara në kompjuter 3 dimensionale (3D).
Sot e kishte radhen, zgjatimi i unazës së madhe të Tiranës (Shkozë-Farkë).
Cili është lajmi?
“Kontratat po mbyllen dhe puna nis në vjeshte”, thotë Rama.
Deri sa Unaza e Madhe e Tiranës të përfundojë… ngopemi me video “3D”. Ta gëzojmë!
/R. Dedaj-Opinion.al