×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skuthët politik që i tremb vota qytetare

Hënë, 27 August 2018 17:08

Nga Myslim Murrizi

Jane gati te bëjnë çdo gjë, por vetëm te jene rehatuar vete ne karriket e parlamentit.
E pse te mos preket SISTEMI ZGJEDHOR???
Pse keni frike nga vota me EMËR e QYTETAREVE Shqiptare??
Pse duhet te fshihen si “ VEMJE” deputetet përpara votës se qytetareve???
Ky sistem zgjedhore ehte totalisht i dështuar, edhe për atë qellim qe “ gjoja u be”
Nga viti 1991-2009 përfshi edhe dy pale zgjedhje nen grykem e armeve dhe te kontrolluara nga bandat si ato te 1997 dhe 2001, kurrë nuk ka patur deputet ne kuvend trafikant, tutorë, drogaxhinj, hajdute makinash e batanijesh.
Pas këtij sistemi te “famshëm” zgjedhore u mbush kuvendi me kriminele, rrugaçe, trafikant, tutore e hajdute ordinere, se ata te tenderëve aty kane qene nga viti 1991.
Pas këtij ligji qe u mashtrua se sillte ne kuvend “ elita”, për here te pare pas 26 vitesh pluralizëm lindi nevoja për nje ligj EXTRA te dekriminalizimit te KUVENDIT, për te hequr nga kuvendi te INKRIMINUARIT.
I vetmi vend ne Evrope e me gjere qe u detyruam te bëjmë ligj te votuar nga trafikantet dhe kriminelet për te hequr këta te fundit vete nga KUVENDI.
Po mire qe gjoja u hoqën, po kush i futi ne kuvend këtë kategori????
Asnjë analize, asnjë përgjegjësi.
Po ligji qe kërkojnë “ skuthet” politik ta ruajnë me fanatizëm, a ka patur rol ne mbushjen e kuvendit me këtë “ elite”???
E çfarë fenomeni po ndodh tani???
Kontingjentet, trafikantet ordineret dhe te fortët e botes se krimit, po ikin vete dhe po vendosin neper lista, djemtë, vajzat, gratë, niperit, kunetërit dhe soje e sorollop qe kane ne familje.
Po te jete votimi me lista te hapura ku QYTETARET te votojnë emrin e atij qe duan te kenë përfaqësues te TYRE, asnjë kontingjent e llumhane nuk futet KURRË ne kuvend.
Sado te paguajnë apo te vijnë vërdallë tek qytetaret.
Po a dine këtë gjë këta “konsensualet sekret”???
Patjetër qe e dine, por nuk kane hallin e tyre por hallin e vetes, sepse nuk i respekton askush, nuk i voton askush, nuk kane asnjë njeri nga pas, dhe bëjnë si mendër “ liderë” duke dale nga 3-4 here ne dite si spikera lajmesh.
Po si mund te votojnë qytetaret kur nuk i ke takuar kurrë ato??
Si mund te jesh përfaqësues i TYRE dhe te flasësh e besh ligje ne emër te TYRE, kur nuk ju jep as dorën dhe nuk i hap njëherë telefonin???
Ky është shqetësimi real i këtyre “ konsensualeve sekret” , e jo se ky ligj shmang llumin e shoqërisë nga kuvendi.
Si mund te pretendosh qe te jesh përfaqësues i QYTETAREVE e ta mbash veten “ rende” sikur ke shpikur raketën, kur ne telefonat e këtyre mender liderave gjen vetem numrat e tel te familjareve te tyre( edhe ato jo te gjithe, se me gjysmen nuk flasin), te shoferit, te sekretares ose ndonje “ mikeshe” te atij qe i sjell qumështin, dhe te ndonje biznesmeni qe e mbajne me mashtrime, per ti paguar ndonje tollon nafte apo dreka e darka, se nje dite do ta shperblejne me tendera.
Po a mund te jesh deputet i popullit kur ke ne celulare vetem 11 numra telefoni, dhe kur tel e hap gjithsej 23 here ne muaj????
Ky eshte ligji me i keq zgjedhore ne nje vend qe teorikisht pretendon te jete vend demokratik.
Ky ligj kurre nuk sjell mazhorance nga vota e qytetareve, prandaj nga ky ligj ka patur qeveri te pazareve.
E kur QYTETARET shohin se ata qe votojne ne emer te tyre e tjetersojne vullnetin e tyre ( e shesin voten) sipas interesit te tyre, atehere nga njera pale zgjedhje ne tjetren qytetaret kane filluar ta SHESIN vete direkt voten.
Dikush me nje kuintall miell, e dikush me 50 mij leke.
E po te shohesh qe nje deputet zgjidhet gati nga 10 minje votues, e kapercen ylberin nga njeri krah ne tjetrin per 500 minj euro, atehere QYTETARET bejne llogarine dhe fiks i bie qe ai qe i tradhton voten dhe besimin, ju  “VJEDH “ atyre nga 50 EURO,atehere ATA po e bejne direkt kete “ pazar” diten e votimit.
Asnje force politike nuk ka siguruar mazhorance me kete ligj qe ju sherben vetem vemjeve politik, qe shikojnë vetem interesin e tyre, ne 3 pale zgjedhje qe jane zhvilluar me kete ligj (2009,2013,2017).
Per çdo pale zgjedhje te zhvilluar me këtë ligj, është ngritur numri i “tregtareve” te votes direkt, dhe kjo shifër arriti kulmin ne zgjedhjet e fundit (2017) kur me miliona euro u ble mazhoranca e sotme.
Turp per te gjithë ATA, qe tallen me gjene me te shtrenjte qe kane QYTETARET ne DEMOKRACI , VOTEN E TYRE.
Turp dhe frike per te gjithe SKUTHET dhe VEMJET politike, qe kërkojnë te vegjetojnë ne kuvend, pa u votuar nga QYTETARET.
Deputetet duhet ti ZGJEDHIN QYTETARET, e jo KRYETARET e partive.

Login to post comments