Vodhën dhe plagosën punonjësin e një dyqani celularësh, arrestohet autori i dytë (emri)

Tuesday, 28 August 2018 10:01

Është ndaluar në Kuçovë autori tjetër i vjedhjes me pasojë plagosjen, në dyqanin e celularëve, njofton policia.

Në vazhdim të ngjarjes së ndodhur në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë ku shtetasi Klaudio Naska (i arrestuar), në bashkëpunim me një shtetas tjetër të pa identifikuar pasi plagosën me thikë punëtorin e dyqanit, vodhën me dhunë 23 telefona celular dhe një Lap-Top, në dyqanin në pronësi të shtetasit G.D.

Pas një pune të mirëorganizuar dhe falë bashkëpunimit me qytetarët u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit Arben Tabaku, 18 vjeç, banues në lagjen ‘’11 Shkurti’’, Kuçovë.

Materialet në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

vijon…

Login to post comments