Kërcënimi i Ramës në Strasburg/ Reformës në Drejtësi i doli era

Tuesday, 28 August 2018 19:58

Publikimi i audio-skandalit me kërcënimin e përfaqësuesit të Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të ët Drejtave të Njeriut nxjerr zbuluar filozofinë qeverisëse të Edi Ramës.

 Audio-skandali përmban bisedën kërcënuese të zv. Kryetarit të KQZ-së Denar Biba i cili në emër të qeverisë kërkon të pezullohen proceset gjyqësore të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë të drejtën e tyre të pronës.

Ndërhyrje në institucionin më të lartë të Drejtave të Njeriut në Evropë, që as nuk mund të mendohet në vendet e sotme demokratike.

Por në Shqipëri nuk çuditet njeri. Të gjithë e njohim Edi Ramën. Është po ai kryeministër i cili merrte në telefon gjykatësit dhe i kërcënonte  nëse nuk do të dënonin kundër ligjit kryefamiljarët që nuk kishin paguar 15 mijë lekë fatura të energjisë elektrike.

Është po ai kryeministër që tentoi të bënte Reformën personale të Drejtësisë, e cila pas këmbënguljes së opozitës u ndalua nga Komisioni i Venecias.

Nuk duhet të çuditemi se si Rama mund të shantazhojë një gjyqtar i GJEDNJ të cilit Kodi i Etikës i kërkon në pikën 2 të tij, “Gjyqtarët ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrë të paanshme dhe sigurohen që paanshmëria e tyre të jetë e dukshme. Ata duhet të kujdesen për shmangur konfliktin e interesit, si edhe çdo situatë që mund të perceptohet në mënyrë të arsyeshme si shkak për rënien në konflikt interesi”.

Rama e ka bërë këtë me Gjykatën Kushtetuese, të freskëta janë ndërhyrjet që sollën dy herë rrëzimin e animimeve të opozitës dhe të organizmave të gjyqtarëve lidhur me ligjin e Vetingut, pavarësisht paralajmërimeve të Komisionit të Venecias.

Rama e ka bërë ndërhyrjen me Gjykatën e Lartë. Me anë të vettingut ai po tenton kapjen e drejtësisë.

Dhe shantazhi ndaj një institucioni evropian është një dëshmi e radhës për mënyrën se si e sheh Rama  raportin e tij me gjyqësorin dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi. 55news.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...