“Po na përgjojnë…” Rama në panik instalon programin e ri, Veliaj e Ahmetaj në rresht

Tuesday, 28 August 2018 21:53

Publikimi i një audio-regjistrimi ku zbulohej presioni që Denar Biba dhe Ëngjëll Agaçi kanë bërë ndaj gjyqtarit, Ledi Binaku, për të ndikuar në vendimet e Gjykatës së Strasburgut për çështjet e pronësisë, duket se ka shtuar frikën te kryeministri Edi Rama.
Rama ka instaluar së fundmi në celularin e tij ‘Confide’, një program për kodimin e mesazheve për të gjitha aplikacionet. Siç shihet edhe në këtë foto që publikon Politiko.al, Rama e ka shkarkuar programin në telefonin e tij, gjatë mbrëmjes së sotme.
Ky njoftim (në foto) i ka mbërritur të gjithë atyre përdoruesve të ‘Confide’ që kanë të regjistruar në celularin e tyre edhe numrin e kryeministrit.
Ky program bën të mundur që mesazhet që vijnë në telefon të fshihen në mënyrë automatike sapo ti i ke lexuar ato. Gjithashtu, programi fshin edhe mesazhet që ti dërgon, duke mos lënë asnjë gjurmë në celular, i cili edhe nëse hakerohet do rezultojë ‘i pastër’.
Çka është edhe më e rëndësishme lidhet me faktin se personi që ti i dërgon një mesazh nuk mund ta ruajë atë nëpërmjet ‘screenshot’, sepse programi nuk e lejon diçka të tillë.
Politiko.al mëson se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, e kanë instaluar gjithashtu këtë program./Rd.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...