Nga Kreshnik Çollaku
Vazhdojne qendrime shqiptare te coroditura mbi Kosoven dhe rrezikun e ndarjes se saj.
Dikush ka hallin e Ballkanit,dikush ka hallin e Evropes,dikush ka hallin e pushtetit,dikush ka hallin e patriotizmit,dikush nuk ka asnje nga keto pervcse deshire per te thene dicka ne ze te shokeve...
Armiqte e kesaj situate jane te shumte.
Armike eshte mungesa e komunikimit mes faktorit shqiptar ne Ballkan.
Armik i kesaj situate eshte hermetizmi konspirativ (tipike e sjelljes se kesaj kohe te presidentit te Kosoves).
Armik i kesaj situate jane slloganet internacionaliste pa permbajtje(tipike te pjeses politike konformiste Shqiperi e Kosove).
Armike e kesaj situate eshte bindja kokeforte dhe naive se marredheniet diplomatike jane ndryshe nga ato njerezore,qe per te qendruar te forta duhen ushqyer cdo dite.
Armike e kesaj sitiate eshte dilema apo paqartesia strategjike ne aleanca...iluzioni se mjalti qe te ofron hasmi mund te jete i embel.
Armik i kesaj situate eshte dalldia e histeria kolektive...qe mbyt e vret mendjet e kthjellta.
...
Aleatet ne kete situate jane qartesia strategjike ne aleanca,mendjekthjelltesia ne vendime dhe analiza,...dhe mbi te gjitha komunikimi i hapur mes vetit dhe detyrimi per te percaktuar qendrime e sjellje te unifikuara.
Nje shekull me pare shqiptaret paten te njejtet armiq e aleate.
Nje shekull me pare iu dorezuam armiqve dhe u copetuam.
Nje shekull me pas nuk kemi lluksin dhe as na falet te bejme te njejtat gabime.
Thene troc. Eshte jetik Uniteti MbareKombetar per Kosoven dhe Kufijte e saj.
Cdo sjellje tjeter eshte ose idiotesi historike ose tradheti kombetare.