Çfarë fsheh kërkesa e Rames për të ndihmuar Italinë për problemin e emigrantëve?

E mërkurë, 29 August 2018 19:35

Tashmë ne shqiptarët asgjë nuk  çudit  për veprimet që ndërmerr kjo me nder klasë politike që  vetë ne e kemi venë në krye të vendit. Edhe pse çdo ditë ajo di vetëm të na varfërojë, të na  plaçkitë e të na mashtrojë.

Kjo me nder klasë politike asgjë të hajrit  nuk di të  molloisë në shërbim të shqiptarëve. Ndaj ata, largohen, vetëm largohen. Sot, e vetmja krenari na ka mbetur: deri tani janë larguar  1,5 milion shqiptarë. Janë ata që  po I mbajnë  shqiptarët e shkretë që kanë mbetur  këtej kufirit.

Kjo me nder klasë politike e di shumë mirë  se shqiptarët  nuk I besojnë, se  shqiptarët po të mundin ia bëjnë  me nderën sa hap e mbyll sytë. Ndaj ata për të ruajtur pushtetin e tyre familjar, c’nuk po bëjnë  duke iu lëpirë  miqve ndërkombëtarë. Thjesht sepse mendojnë se, kështu do të mund ta ruajnë  pushtetin e tyre familjar që  ua mundësojnë pasurimin  dhe kthimin e shpejtë më milionerë.

Shqiptarët e shkretë të mbytur në  varfëri, asnjë fjalë a mendim të tyrin nuk e beson.  Ndaj e vunë menjëherë në dyshim çfarë kjo klasë politike u kujtua  një  mbrëmje vere se, “shqiptarët do ta ndihmonin Italinë duke strehuar  20  emigrantë që  janë bllokuar  në anijen “Diciotti”, emigrantë që prej ditësh janë bllokuar  e nuk mund të zbarkojnë në tokë.  

Vetë Ministri I brendshëm i Italisë  ia ka bërë të ditur Evropës se, Shqipëria, një vend  ende jashtë  BE-së, është  vendi i parë që i afroi Italisë ndihmë  për strehimin e  20  emigrantëve, nga rreth 150 emigrantë që ishin bllokuar  në atë anije prej ditësh.  

Se shqiptarët janë mikpritës të  hallexhinjve të rënë në varfëri, këtë e kanë treguar mëse një herë. Aq sa një prej qyteteve të këtij vendi. Kukësi ishte  edhe kandidat për çmimin Nobël të paqes në vitin  2000.      

Shqiptarët  janë mikpritës të hallexhinjve, po kur  këtë e artikulon  kjo klasë politike, askush nuk e beson. Sepse është kjo klasë politike  që as nuk do t’ia dijë se çfarë ndodh me vetë shqiptarët sa herë bien në  hall. Nuk ia ndjen, po vetëm I mashtron, bie fjala  sa herë përmbyten, apo kur kanë hall tjetër.

Është më shumë se e neveritshme  që kjo klasë politike, ndërsa na rrit taksat e llojet e saj, as nuk I shkon mendja të na rrisë pagat me justifikimin se, “nuk ka buxhet të mjaftueshëm”. Po kur s’ka buxhet për  të  vetët, ku do të gjejë buxhet  e shpenzime të tjera  që të mbajë edhe 20  emigrantë, ndërsa mban afro 3000 muxhahedinë dhe qindra emigrantë të tjerë, numri I të cilëve nga dita në ditë po shkon duke u rritur.

Kjo klasë politike është e para  që tregohet  e gatshme të marrë  e të strehojë emigrantë, jo se asaj i plas shumë me ndera, po sepse kështu  ajo mendon se tregohet e afërt me miqtë Evropianë, fiton besimin e tyre, kur  e di mirë se vetë shqiptarët ndjejnë jo pak neveri për  çfarë bën ajo, përderisa  shqiptarët  vetëm po i varfëron.  Është një përfaqësues i kësaj me nder klase politike, ministri i Financave  që na brockullit në vesh, se  “kemi   një rritje ekonomike 4,5 herë më të lartë se në vitin 2013”. A ka shqiptar që e beson një idiotizëm të tillë me brirë, kur secili  shqiptar sheh në sofrën e tij  se  si po varfërohet nga dita në ditë.

Ndoshta, është ky pohim idiot  që e bën klasën politike t’i besojë vetvetes, se jemi duke u pasuruar, ndaj  edhe mundemi t’i vijmë në ndihmë BE-së  duke marrë  emigrantë për t’i strehuar.

Gjithë  shqiptarët  e dinë mirë sa herë ka  patur  përmbytje  u është premtuar ndihmë  nga  qeveritarët. Po deri tani, gjithçka ka rezultuar vetëm mashtrim.  Vetë shkodranët vazhdojnë të përsërisin  se, ende  nuk kanë marrë  dëmshpërblimin  për përmbytjen  e dimrit të vitit 2010.  Pale  më për përmbytjet e tjera  që tashmë janë bërë të përvitshme.  Ndaj kjo qeverisje vështirë të besohet se mund të ndihmojë ndokënd, kur nuk ndihmon as  shtetasit e vet. Këtë po e shohim edhe këto ditë, kur disa familje matjane e bulqizake u dëmtuan nga tërmeti, po deri tani askush nga qeveria, apo nga Rilindja nuk  hap gojën  të tregojë si do t’i ndihmojë hallexhinjtë. Kur nuk di të flasë për njerëzit e vet si  guxon e flet për hallexhinjtë e shumtë nëpër botë ? 

Natyrisht kërkesa e shprehur nga Ministri I Evropës dhe I Punëve të Jashtme  shkodranit  Ditmir Bushati, nuk zgjidh problemet e BE-së  për emigracionin.  Ne, mund të strehojmë 20 emigrantë, po  nuk dimë të zgjidhim problemin  e fluksit  të emigrantëve  shqiptarë që dynden pa u ndalur në Evropë. Drejt Evropës po dynden i madh e i vogël  nga kjo Shqipëri  që po dergjet në një varfëri ekstreme. Është ky problemi kryesor  që duhet të artikulojë kjo klasë politike, një problem që po zvarritet nga viti në vit pa gjetur zgjidhje. Aq sa sot janë me dhjetëra edhe fëmijë  që nga vetë prindërit  braktisen në BE, me të vetmin synim: të  ndërtojnë jetën atje. Sepse  në këtë vend me  emrin  Shqipëri,  thuajse të gjithë kanë humbur shpresën se  mund të  ndërtojnë një jetë të mirë.  Ndaj të gjithë duan të ikin. Veç, grupit oligark të politikanëve  të pashpirt, natyrisht.  

Është rasti që ne shqiptarët të tregojmë  ndjesinë tonë për  t;ua ardhur në ndihmë hallexhinjve. Ta tregojmë vetë ne, pasi kjo klasë politike do ta shfrytëzojë vetëm në interesin e saj, që të mbrohet nga  BE, kur të gjithë e shohin se  atë në radhë të parë, nuk e duan  vetë shqiptarët, bile tashmë në një masë të madhe edhe e urrejnë.  Sepse ajo po u sjell shqiptarëve të ngratë vetëm varfëri.  Ndaj dhe askush prej tyre nuk  I beson. Edhe kur artikulon pa dashje ndonjë  të mirë si, ajo për të marrë nën mbrojtje  20 emigrantë. Ilirian  Demiri       

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...