Më 3 shtator nis punimet Kuvendi, hapet Sesioni III i Legjislaturës IX. Në rendin e ditës është parashikuar:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2018 (neni 44, pika 2 e Rregullores).
Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
Miratimi i programit 6 javor të punës së Kuvendit për periudhën 3 shtator – 12 tetor 2018 (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Miratimi i kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 3 - 21 shtator 2018 (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)