VIDEO/ Krimi mjedisor në Tiranë, plani i Veliajt në shërbim të mafias së ndërtimit

Saturday, 01 September 2018 12:47

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, nëpërmjet një deklarate nga deklaratë në selinë e Partisë Demokratike tha se Erion Veliaj ka një plan të qartë në shërbim të mafias së ndërtimit në Tiranë, për betonizimin e kryeqytetit.

Zhupa tregoi nëpërmjet një videoje të gjitha projektet e Veliajt për shkatërrimin e zonës së liqenit në Tiranë, që përfshijnë disa ndërtesa shumëkatëshe.

Ndiqni më poshtë deklaratën e plotë të zëdhënëses së PD:

Para disa ditësh provuam para jush me fakte, me dokumenta shtetërore, se si është përgatitur nga Rama dhe Veliaj betonizimi i hapësires se liqenit artificial të Tiranës.

Faktet ishin të qarta dhe të pakundërshtueshme. Madje dhe vetë kryebashkiaku i betonit përtej propagandës u detyrua të pranoj që pikërisht TR169 është emërtuar zona e liqenit në planin e përgjithshëm vendor të bashkisë Tiranës, zonë e cila ka rradhen per tu bëtonizuar, ku aktualisht ndodhet garda, oborri i saj dhe gjelberim i liqenit.

Veliaj vijoj avazin e vjeter te te vetmes gje qe di te beje mashtrimit por nuk na dha asnjë dokument per te kundershtuar betonizimin ardhshëm të kësaj pjese të parkut. Ai për këtë na dha fjalën e tij, te njejten fjale qe u dha dhe qytetarëve te Tiranës se nuk do kishte ndërtime në dhe ka dhënë rreth 2000 leje ndërtimi. Tirana rekord ndërtimesh në vitet e Erioni Betonin.

Sot po u japim nje tjeter fakt qe verteton se plani i betonizimit te parkut eshte i miratuar ne detaje, kulla me ambjente zyrash, banimi, sherbimi, parkingje etj dhe eshte gati per zbatim. Le të ndjekim një video të bërë nga një punonjës i Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, i cili hyn në server dhe na tregon zonën Tr169 që është liqeni dhe që Veliaj thotë gjithcka por nuk e mohon dot planin e betonizimit te tij. Siç e ndoqët, video ishte shumë e qartë. Kemi të bëjmë me një plan të qartë në shërbim të mafias së ndërtimit dhe pastrimit te parave që përgatiten ti kryejnë një krim mjedisor Tiranës dhe shëndetit të qytetarëve dhe një vjedhje të pashembullt të tokës publike.

E sfidoj publikisht Erion Veliajn që të ballafaqohemi me fakte për këtë plan betonizimi dhe të mos fshihet pas propagandës sepse qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij. Shëndeti i qytetarëve të Tiranës nuk është i sigurt me një kryebashkiak që çdo ditë pronën publike të qytetarëve e vë në sherbim të mafias së ndërtimit, e pastrimit të parave të krimit me qëllim pasurimin e tij dhe të shefit të tij. Me Erion Veliaj, Tirana po shkatërrohet. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.

Modifikuar më Saturday, 01 September 2018 13:14

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...