Rama rrit taksat për të varfrit dhe ua shpërndan krimit dhe trafikantëve

Diel, 02 September 2018 11:13

Deputetja Dhurata Çupi, nëpërmjet një deklarate në selinë e Partisë Demokratike, u shpreh se Edi Rama ka dy standarde në qeverisjen e tij.

“Nga njëra anë rrit taksat për shqiptarët duke i varfëruar edhe më shumë dhe nga ana tjetër buxhetin nga këto taksat e rritur ua shpërndan krimit dhe trafikantëve, shok dhe miq të deputetëve”, tha deputetja Çupi duke përmendur disa raste konkrete me emra.

Deputetja e PD tha se të njëjtën gjë Rama do të bëjë edhe me taksën më të re, taksën e rritur disa herë të banesës.

Deklarata e plotë

Mbledhja e taksës së banesës nga OSSHE, shkel rëndë autonominë e pushtetit vendor Edi Rama ka dy standarde në qeverisjen e vendit:

Nga njëra anë rrit taksat për shqiptarët, duke i varfëruar gjithmonë e më shumë;

Nga ana tjetër, buxhetin me taksa të rritura ia shpërndan krimit e trafikantëve shokë e miq të deputetëve.

Ia shpërndan familjes së tij, si në rastin e baxhanakut Armand Frangu. Apo ia shpërndan miqve që e financojnë, si Agron Papuli, duke i pasuruar ata gjithnjë e më shumë.

Këtë ka ndërmend të bëjë edhe me taksën më të re që u ka vënë shqiptarëve.

Nga një anë u merr familjeve shqiptare paratë e taksës së rritur të shtëpisë dhe të ndërtesës së biznesit, nga ana tjetër do t’ia japë një pjesë të këtyre parave Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë

Dihet se ku i çon OSHEE-ja paratë e shqiptarëve: ia jep miqve trafikantë droge te qeveritareve ose baxhanakut të kryeministrit.

Sipas planit të Edi Ramës grabitja për qytetarët me taksën e ndërtesës do të jetë e dyfishtë.

Njëherë me rritjen e pajustifikuar të taksës, pastaj me caktimin e OSHEE-së si mbledhëse e kësaj takse, duke e shpërblyer me 4 përqind të shumës së mbledhur nga taksat e rritura.

Përvecse një dhunim flagrant i kompetencave të pushtetit vendor,  vendimi pasuron arkën e OSHEE-së hajdute, duke i hequr nga xhepi një dorë parash shumicës dërrmuese të qytetarëve.

Formula e Edi Ramës detyron që për një shtëpi me vlerë tregu 100 milionë lekë, qytetari të paguajë rreth 60 mijë lekë taksë ndërtese në vit. Për biznesin në qytet dhe fshat taksa është edhe më e lartë, ndërkohë që qeveria përjashton nga taksa hotelet me 5 yje.

Nga rreth 80 milionë euro që parashikon të mbledhë nga taksa e rritur e ndërtesës, ne vit , Edi Rama synon që OSHEE të marrë 3.2 milionë euro.

Qytetarët duhet ta dimë se kaq kushtojnë vetem dy tenderat që kanë marrë javët e fundit baxhanaku i Edi Ramës dhe miku i Taulant Ballës.

Shqiptarët nuk meritojnë një qeveri që u rrit taksat dhe i shpërndan paratë tek krimi, miqtë dhe familja.

Së bashku, ne duhet të bëjmë gjithçka për të larguar një qeveri që po rrënon ekonominë e familjeve të zakonshme shqiptare!

Modifikuar më Diel, 02 September 2018 11:26

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...