Mashtrimi i madh i Ramës me ‘librat falas’

Diel, 02 September 2018 20:09

NGA ALBANA VOKSHI

Mashtrimi I madh I #RAMËS me librat #Falas

Në një shfaqje të shëmtuar, me batuta bajate, shpërndau si "babagjyshi i vitit të ri" paketat e librave të cilat me shumë mund janë paketuar dhe shkruar me dorë nga mësuesit të cilët u hoqën nga pushimet verore në shkelje të kontratës kolektive të firmosur vec pak javë më parë.

#BAMIRËSI shpërndau libra që NUK JANË FALAS, janë në PËRDORIM, vetëm për nxënësit e klasave 1-4, ndërkohë që të gjithë nxënësit e tjerë nga klasat 5-12 do duhet të blejnë librat me çmimin shumë herë më të lartë të rritur nga Edi Rama.

#RAMA sot mashtroi pasi asnjë vend I rajonit apo I Europës nuk I jep librat në përdorim, por i jep #FALAS, kështu edhe vendet fqinje si Kosova (me të cilën kemi edhe tekste e përbashkëta), Greqia, Maqedonia etj.

Prindërit e nxënësve të klasave 1-4 që do të marrin librat në përdorim nga shteti, duhet të kenë të qartë që nëse femijet i zhgarravisin apo i grisin, do GJOBITEN DHE PAGUAJNË SHUMË MË SHUMË SESA DO TË ISHTE VLERA NËSE ATO DO I KISHIN BLERË TEKSET VETË.

Ajo që e bën të trishtueshme gjithë këtë shoë bajat të Kryeministrit, është se:

#RAMA sot nuk foli sot për RRITJEN E CMENDUR TË CMIMIT TË LIBRAVE SHKOLLORË nga 35-50%...

#Rama nuk foli sot PSE NUK IA SIGURON LIBRAT EDHE FËMIJËVE TË KLASAVE TË TJERA TË ARSIMIT TË DETYRUESHËM (klasat 5-9)

#Rama nuk foli sot PËR MBYLLJEN E 7 SHKOLLAVE KOLEKTIVE NË VLORË apo për flakjen në rruge të dhjetëra mësuesve po në Vlorë në prag të vitit të ri shkollor.

#Rama sot mes batutave bajate nuk foli për shifrat uluritëse:

- 1 në 6 fëmijë ka braktisur shkollën sepse varfëria ekstreme është ulur sheshit në gjysmën e familjeve shqiptare (sic raporton edhe Banka Botërore); sepse prindërit nuk kanë me se t'i ushqejnë, nuk paguajnë dot faturat e energjisë elektrike apo shpenzimet e tjera (sic raporton edhe Barometri i Ballkanit apo raporti I fundit i DASH për të drejtat e njeriut në Shqipëri 2017) e nuk sigurojnë dot 3 vakte ngrënie.

- UNICEF vë alarmin që në zonat rurale nxënësit e shkollave fillore braktisin mësimin e detyrohen të ndërpresin arsimin e detyrueshëm për të punuar me prindërit për të siguruar një vakt ushqimi më ditë. Sipas UNICEF, 15 mijë fëmijë kanë lënë shkollën dhe një pjesë e madhe e tyre shfrytëzohen për punë.

Por Rama nuk shqetësohet nga denoncimi i situatës alarmante në raportet e DASH, BEQ, UNICEF, BB etj. Ai e ka ulur QËLLIMSHËM financimin në arsim në 2.3%, më të ultën në Europë. Me platformën e bashkë-vjedhjes, hajdutët e kanë me të lehtë të qeverisin duke dëbuar shqiptarët.

Rama nuk mund të thotë dot se skemën për librat falas nuk e shtrin dot në të gjithë arsimin e detyrueshëm, siç Partia Demorkatike ka propozuar në Kuvend dhe ka pjesë të programit të vet, sepse nuk ka para për arsimin dhe se paratë e shqiptarëve i shpërdoron për oligarkët e tij:

- Për Vilma Nushin – rreth 7 milion euro për analiza të pakryera;

- Për mikun trafikant të Taulant Ballës – rreth 14 milion euro në kundërshtim me ligjin, etj.

- Për mikun bizmesmen Papuli 17,2 mln EURO

- Për baxhanakun – rreth 16 milion euro

Vetëm vitin e shkuar sipas Kontrollin të Lartë të Shtetit, Edi Rama dhe Qeveria e tij i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dhe të shqiptarëve, një dëm prej 923 milionë Euro.

Do të mjaftonte anulimi i vetëm njërës prej qindrave kontratave e tenderave abuzivë të kësaj Qeverie, për të siguruar tekstet falas për të gjithë nxënësit e arsimit të detyrueshëm parauniversitar.

Partia Demorkatike ka prioritet të prioriteteve të saj arsimin.

PARTIA DEMEOKRATIKE DO TË SIGUROJË TEKSTE FALAS PËR TË GJITHË FËMIJËT QË NDJEKIN ARSIMIN E DETYRUESHËM.

Në radhë të parë për të vendosur në shina të sigurta të ardhmen e vendit, për më shumë kujdes për nxenesit dhe prindërit e tyre, si dhe për më shumë dinjitet për mësuesit dhe profesoret e universiteteve.

40586912_10156758256509429_4394201055085199360_n.jpg

Modifikuar më Diel, 02 September 2018 20:14
Login to post comments