Është mbledhur ditën e sotme Konferenca e Kryetarëve, ku ka pasur debate mes opozitës dhe mazhorancës.
Ka qenë kreu i Grupit të PD-së, Edmond Spaho, i cili ka kërkuar që të mos jetë i pranishëm Taulant Balla pasi është përfolur si i lidhur me krimin.
“Qeveria drejtohet nga krimi e droga. Deputetët janë të lidhur me krimin. Reforma në drejtësi ka dështuar, vendi është pa gjykata. Balla është i lidhur me krimin, e me të dënuar për drogë. S’duhet të ishte pjesë e konferencës së Kryetarëve bazuar edhe në ligjin e dekriminalizmit. Miratoni dekretin e Presidentin dhe rrëzoni ligjin e Ramës për Teatrin.”- ka thënë Edmond Spaho.
Po ashtu, kreu i Grupit të PD-së, ka kërkuar që Parlamenti të votojë pro dekretit të Presidentit për rrëzimin e ligjit për Teatrin Kombëtar.