Gazetari investigativ italian Luigi Pelazza ka folur për News24 për sulmet ndaj gazetarëve. Ai ka shprehur solidaritet me gazetaren Klodiana Lala, pas sulmit që familja e saj përjetoi ditët e fundit.
“Si fillim dua t’i dërgoj solidaritetin tim personal Klodianës dhe gazetarëve që kanë pësuar këto sulme burracakësh këto ditë. Edhe në Itali ka raste të tilla me gazetarët që bëjnë punën e tyre në mënyrë të ndershme. Këta gazetarë shoqërohen me eskorta vetëm se kërkojnë të bëjnë ndershmërisht punën e tyre duke treguar trafiqet, mafien, kamorrën”, tha gazetari italian.
Luigi Pelazza, gazetar investigativ i emisionit “Le Iene” në Rai Uno tha se qeveria në Shqipëri duhet të bëjë një hap për të mbrojtur gazetarët.
“Unë uroj që kolegët gazetarë në Shqipëri të mos kenë vetëm mesazhe solidariteti, por edhe një hap të qeverisë që të ketë në mbrojtje këdo që ka si profesion gazetarinë dhe këdo që kërkon për të shpërndarë lajmin në mënyrë të ndershme”, tha Pelazza.
Gazetari italian Luigi Pelazza ndodhet në Pukë në familjen e 22-vjeccarit Gjergj Gjoni i cili u vra në Itali në rreth 3 vite më parë.
Familjarët e autorit e kanë quajtur proces të manipuluar lirimin e autorit të vrasjes së 22-vjeccarit shqiptar.