Opozita e bashkuar ka vendosur në qytetin e Shkodrës që të mos ketë marrëdhënie normale me mazhoranncën.Duke folur për media pas mbledhjes së opozitës, kreu i grupit parlament të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se do të ketë marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin.
Vasili: Jemi këtu dhe do të jemi në të gjithë vendin për të marrë këtë detyrim të madh pasi përfundimisht Shqipëria është pa qeverisje dhe pa drejtim dhe këtë drejtim ajo e ka ndarë me bandat, të cilat gjysmat janë në rrugë dhe gjysma në tavolinat e qeverisë. Nuk ka më ministri të Brendshme, sepse duart e ministrisë së Brendshme i ka lidhur krimi dhe trafiku. Përfundimisht qeverisja i është dorëzuar kriminelëve dhe ka lënë qytetarët vetëm. Ne jemi këtu për të treguar që qytetarët nuk janë vetëm, por opozita në krye dhe kurajo e qytetarëve do ti japë ndëshkimin e merituar atyre që fshihen në Tiranë, kur duhet të jenë në Shkodër.
Grupi i deputetëve të PS sot hapi një kuvend duke demonstruar si një grup deputetësh kusling, grabitqarë, armiq të popullit dhe kundra popullit.
Opozita ka vendosur që marrëdhënie me parlamentin të jetë e kushtëzuar. Të ketë një qëndrim të papajtueshëm dhe zero kompromis me një qeverisje të kriminalizuar.