Basha sërish nga Shkodra: Në aksion radikal, të çlirojmë qeverisjen nga krimi

Tuesday, 04 September 2018 15:30

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nisi nga Shkodra mobilizmin e strukturave të Partisë Demokratike për t’iu përgjigjur sfidës jetike të vendit, çlirimit të qeverisë nga krimi.

Në takimin me kryesinë e degës së Shkodrës Basha kërkoi që përfaqësuesit e PD të përdorin avantazhin kryesor të opozitës për të mobilizuar njerëzit - frikën që krimi ka nga Partia Demokratike, e cila ka treguar me vepra tolerancën zero ndaj krimit sa herë ka drejtuar vendin.

“Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej ketij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka.”- tha Basha.

Lidhja e qeverisë me krimin, i cili bën ligjin në çdo qytet të vendit, asgjesimi i institucioneve dhe pasiguria e qytetarëve për jetën janë arsyet kryesore që po e çojnë opozitën dhe popullin drejt përballjes si rruga e vetme e mbetur për ndryshimin e gjendjes.

“Prandaj ka shumë rëndësi që procesi i organizimit të brendshëm, të evidentojë më të mirët brenda partisë, të evidentojë më të mirët në raport me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe, me gjasa zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që janë objektivi final i aksionit dhe i platformës, që opozita do të bëjë publike në ditët dhe javët e ardhshme.”- tha Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...