Librat "falas" dhe cinizmi i vizitave të Ramës

E mërkurë, 05 September 2018 19:33

Në qoftë se ka pasur ndonjë grimë sinqeriteti të qeverisë shqiptare në shpërndarjen e librave falas, Rama e ka asgjësuar atë. Shikojeni pak kryeministrin, që pasi ka shfletuar kujtimet e diktatorit Hoxha “Mes njerëzve të thjeshtë” troket në dyert e familjeve shqiptare duke imituar këtë skenar aq qesharak sa edhe tragjik. Ky kryeministër, mirë që u jep libra falas(në fakt borxh), por shkon nëpër disa familje dhe u kujton se “unë po ju jap libra falas”. E konsideron si gjë të madhe, si një triumf që sipas fiqirit të vet, nuk duhet ta lejë tek niveli i Lindita Nikolles, por  duhet të shkojë me këmbët e veta për t’ja plasur në fytyrë se po jep...çfarë?Libra falas!

 Me këtë cinizëm të mprehtë, ajo copëz politikë sociale apo bamirësie e qeverisë u shndërrua në fakt në një akt arrogance. Por, cinizmi nuk mbaron këtu. Këto libra nuk po jepen falas, por borxh dhe nxënësit do të jenë detyruar t’i kthejnë në fund. Së dyti, tek nxënësit po ushqehet një politikë anti-didaktike, duke u bërë presion nxënësve që të mos i prekin librat. Këtu lind pyetja se si do mësojë një fëmijë kur nuk mund të prekë dot librin. Së treti, kjo fushatë vjen si ambalazhim i eksodit të ri të shqiptarëve që ka mbirë me ardhjen e Edi Ramës në pushtet. Në qarkun e Fierit këtë vit do të mbyllen 16 shkolla 9-vjeçare si pasojë e tkurrjes së numrit të nxënësve për shkak të emigracionit masiv.

Modifikuar më E mërkurë, 05 September 2018 19:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...