Policia provokon protestuesit në Elbasan me urdhër të Ramës

E Enjte, 06 September 2018 19:09

Policia në qytetin e Elbasanit ka provokuar opozitën dhe protestuesit e mbledhur sot kundra qeverisë, në një tentativë të sajën, për ta quajtur sulm ndaj saj, më saktë goditje, protestën e opozitës.

Nga pamjet duket qartë se janë efektivët e Policisë që shtyhen kot, njëri me tjetrin, duke pretenduar se po “përballojnë” “goditjet nga opozita”.

Nga çfarë shihet në video edhe gra me uniformë policie, shtyjnë, por shtyjnë kolegët e tyre, të rreshtuar në dy apo tre radhë, përballë protestuesve të opozitës.

“Nuk keni marrë leje. Nuk mund të godisni Policinë e Shtetit”, adresoi frazën qesharake policia, pretendim që zhvlerësohet nga fotot dhe pamjet filmike, që denoncojnë sjelljen e sforcuar dhe qesharake të Policisë.

Modifikuar më E Enjte, 06 September 2018 19:38
Login to post comments