Presidenti Meta apel politikës: Bashkëpunoni për negociatat

Premte, 07 September 2018 11:24

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë thirrje politikës që të bashkërendojë interesat në funksion të çeljes së negociatave në vitin e ardhshëm. Pas seancës së dhurimit të gjakut nga efektivë të repartit zjarrfikës ku mori pjesë, Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me çështje shumë të debatuara në politikë shqiptare, si Teatri apo iniciativa e opozitës për vettingun në politikë.

Fjala e Presidentit:

Ishte një kënaqësi e veçantë për të marrë pjesë në këtë seancë dhrimi impresioniste, për arsye se këta efektivë të cilët janë çdo ditë në gatishmëri jo vetëm për t’iu shërbyer qytetarëve por edhe për të shpëtuar pronën publike e private, sot organizuan edhe një seancë dhurimi gjaku. Duke tre4guar se humanizmi nuk ka kufi dhe për të dhënë një shembull institucioneve të tjera. Që të garantojmë qëllimet për të garantuar mbulimin 100% me gjak për personat në nevojë.

Si e komentoni shtyrjen  votimit të dekretit për çështjen e  Teatrit Kombëtar?

Kuvendi është sovran për të vendosur në bazë të procedurave dhe unë nuk kama snjë koment.

Nëse do e rrëzojnë dekretin tuaj për Teatrin, cili do të jetë reagimi juaj?

Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj vendimet e kuvendit dhe do të theksoja rëndësinë e bashkëpunimit sa më të kujdesshëm.

Po për iniciativën e opozitës për vetting në politikë, a keni një koment?

Nuk kam asnjë koment për këto iniciativa por shpresoj në një bashkëpunim dhe një lexim të përbashkët në sfidat e politikës shqiptare për të garantuar çeljen së negociatave.

Modifikuar më Premte, 07 September 2018 13:13
Login to post comments