Një ditë pas vrasjes së informatorit të policisë me snajper në Memaliaj, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili ironizon qëndrimin e kryeministrit Rama, duke e komentuar me fjalët: “U ngreh si gjeli në pleh”.
Sipas Vasilit, Rama i shet qytetarët tek kriminelët ndërsa shton që nuk është për t’i besuar.
“Kryeministri dje u ngreh si gjeli ne pleh dhe derdelliti me krenari prej gjeli per policine e tij.
U vra me snajper Alket Muho ne Memaliaj se denoncoi parcelat e qeverise.
Po kujt ia denoncojne? Ketij kryeministri qe i mbeshtet trafiqet duke genjyer se ka zhdukur 99% te droges?
Tragjedi e vertete!
Kryeministri eshte i vetmi njeri tek i cili njerezit nuk mund t’i besojne, sepse ai i shet te kriminelet qe ata ti vrasin.
Shteti ka rene, Shqiperia eshte pa qeverisje.
Armiku me i eger i shqiptareve eshte vete kryeministri dhe qeveria e tij.”, shprehet Vasili.
Alket Muho u gjet i vdekur pasditen e djeshme në fshatin Rabie të Memaliajt.
Sipas policisë, Alket Muhaj dyshohet se është qëlluar me snajper pasi ka pasur një plagë në kokë. Ai dyshohet se ishte informatory i policies, ndërsa në media përflitet se informoi ër parcelat me drogë.