Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë një ndër tifozët e Kombëtares Shqiptare sot në Elbasan Arena.
Ai ishte në tribunën e nderit përkrah Presidentit të FSHF-së Armand Duka.
Në kohën kur është kënduar himni, Kreu i Shtetit ashtu si gjithë të pranishmit është çuar më këmbë dhe ka shoqëruar himnin me dorën në zemër.