10 arsye pse shoku Alket Hyseni duhet të heshtë përgjithnjë!

Diel, 09 September 2018 19:19

 

Nga Matilda Qurku

Deputeti i Sarandes, Alket Hyseni, akuzoi sot nga mjediset e një biznesi privat (ku ne sfond ekspozonte shezlonget qe u jepen me para qytetareve), se ne Sarande nuk ka opozite dhe se shume qytetare i thonë “sa rehat jeni”.

Pergjigjen deklaratës për mediat te ish-doganierit, shokut Keti, ia jap si Sekretare e degës se Partisë Demokratike e si qytetare e Sarandës. Ti zotëri nuk e dëgjon zërin e opozitës, ndaj mos shpif duke thënë se e kërkon me ngulm oponencën ndaj projekteve te tua.

1. Asgje nuk bere ti zoteri kur opozita reagoi për shkallaret e reja qe janë turp i këtij qyteti. Nëse opozita nuk kishte te drejte, lexo komentet e mijëra qytetareve ne rrjetet sociale për ato shkallare apo emisionin me te fundit investigativ ne një televizion Kombëtar. Meqë një zë nuk te bën pune, ti nuk dëgjon as tre. Por te paktën, duar e mend paske për t’ja gjetur vendin gurëve te shkalleve te vjetra te qytetit.

2. Asgjë nuk bere ti zotëri kur publikisht akuzova ne mars gjate një emisioni televiziv, Bashkine tende për mbylljen e portës se qytetareve, për mungesën e investimeve ne qytet, për papastërtinë gangrene e Sarandës e Ksamilit, për arrogancën e indiferentizmin e Kryetares ndaj qytetareve e shërbimit ndaj tyre. E njëjta situate vazhdon edhe sot.

3. Asgjë nuk bere ti zotëri kur te akuzova ne mars se e ke mbushur administratën me te paafte, me militante, me te korruptuar e me njerëz te dënuar. Asgjë nuk bere as për pensionistet e administratës. Po te njëjtët vazhdojnë 6 muaj me pas neper institucionet e qytetit, asnjë ndryshim, veçse me keq po shkon.

4. Çfarë bere ti zotëri kur opozita denoncoi falangat e tatimeve gjate verës, qe grabiten gjeten e c’nuk gjeten ne çdo biznes te Sarandës? Qe e merrnin ryshfetin nga pronaret duke u thënë: “Mi jep leket ne banje” apo “Mi fut tek paketa e cigareve dhe mi jep”. Pse e thirre ti një biznesmen nga Ksamili duke i thënë: “E mbyllim ne tavoline këtë muhabet vetëm mos na flliq te denoncosh ata te tatimeve qe te kërkuan 1000 euro”? Opozita foli e sterfoli, ti asgjë.

5. Çfarë bere ti zotëri kur deputetja jone denoncoi turpin me koncesionarin ne portin e mallrave? Sot mburresh se iu shtuan turistet Sarandës, po a e di sa jahte e sa turiste u larguan se miku juaj biznesmen u mbylli portën operatoreve turistike e kompanive te naftës duke u vene takse sipas qejfit te vete? Pergjigju te lutem publikisht kësaj pyetjeje se besoj se nuk ta mban.

6. Çfarë bere ti zotëri kur publikisht ne qershor te akuzova se ke emëruar ne krye te ZVRPP Sarande një person qe nuk plotëson kriteret te këtë asnjë detyre ne atë institucion jo me drejtor? Pse nuk i je përgjigjur akuzave qe prej 3 muajsh bën Partia Demokratike dhe media për situatën ku është katandisur ZVRPP Sarande pasi emërove drejtorin e ri ne qershor?

7. Çfare bere ti zotëri kur publikisht ne mars akuzova se nga skema e ndihmës ekonomike ne Sarande janë hequr 120 familje. I njeh ti ato familje? Ndërhyrë ti për to? Mos u dhe sot ndonjë libër “falas”?

8. Po për ndërtimin e paligjshëm brenda Parkut te Butrintit, mos reagove gjë ti zotëri? Se opozita ta denoncoi direkt nga vendi i ngjarjes dhe me fakte madje.

9. Po për akuzën e grabitjes se pronave ne Dhërmi çfare ke për te na thënë ti zotëri, se qytetaret ende nuk i ke sqaruar si duhet ndërkohë qe hetimi për ty vazhdon?

10. Dhe e fundit, meqë opozita nuk ta mbush syrin, te lutem lexo komentet e qytetareve këto 24 orët e fundit ne rrjetet sociale, qe te ulesh me këmbë ne toke dhe te kuptosh sa shume te mbështesin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...