Takon gazetarin e kërcënuar/ Presidenti Meta: Agresioni ndaj gazetarëve është shtuar

Hënë, 10 September 2018 15:51

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim gazetarin, Julian Shota, i cili u kërcënua me jetë në krye të detyrës. Gazetari Shota e informoi Presidentin Meta për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.

Nga ana e tij Presidenti i Republikës dënoi me ashpërsi rastet tronditëse të ndodhura së fundmi, të kërcënimeve dhe agresioneve ndaj gazetarëve

“Inkurajoj gazetarin Shota dhe të gjithë gazetarët të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur dhe shantazhuar nga askush. Shpreh solidarizimin tim të plotë me të gjithë komunitetin e gazetarëve

Apel institucioneve ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi për hetimin e zbardhjen e autorësisë dhe motiveve të këtyre sulmeve ndaj gazetarëve. Fatkeqësisht sulmet dhe agresionet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar. Çdo vonesë në zbardhjen e sulmeve ndaj tyre do të ndikojë negativisht në klimën e lirisë së shprehjes në Shqipëri . Kërcënimi me jetë i gazetarit, Julian Shota, sulmi me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares, Klodiana Lala dhe moszbulimi i autorëve të rrahjes barbare së gazetarit, Elvi Fundo, janë ngjarje tepër të rënda”, tha ai.

Presidenti i bëri apel organeve të sundimit të ligjit, të hetojnë me shpejtësi, transparencë, në mënyrë të plotë e shteruese, të venë para ligjit këdo që qëndron pas tyre

“Apel institucioneve ligjzbatuese të punojnë maksimalisht për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen. Mosndëshkimi i krimeve kundër gazetarëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Raportimet se të paktën 12 gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, ndërsa 34 të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera, janë tronditëse. Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”, tha ndër të tjera Presidenti.

Modifikuar më Hënë, 10 September 2018 15:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...