Në rrethin e Matit janë mbyllur këtë vit shkollor 14 shkolla. Për këtë vendim të Ministrisë së Arsimit ka reaguar deputetja demokrate Dhurata Çupi. Ajo e konsideron skandaloze, të papranushme dhe çnjerëzore një vendim të tillë të Ministrisë.
“Ndërsa para pak vitesh kërkohej të shtohej numri i shkollave për shkak të numrit të fëmijëve që duheshin arsimuar, sot Drejtoria Arsimore Mat, me një të rënë të lapsit, me argument qesharak dhe arrogant sa vete drejtuesit e saj, sot ne Mat , mbyll derën 14 shkollave duke degdisur fëmijët rrugëve në një zonë ku terreni klimaterik dhe gjeografik nuk ështe favorizues per to”, shprehet ndër të tjera Çupi në një status në Facebook.
Reagimi i plotë i Dhurata Çupit:
Plot 14 shkolla janë mbyllur në rrethin e Matit këtë vit.
Një situatë e patolerueshme dhe alarmante ku po e degradon arsimin ky pushtet .
Ndërsa para pak vitesh kërkohej të shtohej numri i shkollave për shkak të numrit të fëmijëve që duheshin arsimuar, sot Drejtoria Arsimore Mat, me një të rënë të lapsit, me argument qesharak dhe arrogant sa vete drejtuesit e saj, sot ne Mat , mbyll derën 14 shkollave duke degdisur fëmijët rrugëve në një zonë ku terreni klimaterik dhe gjeografik nuk ështe favorizues per to.
Ky është skandal.
Është e papranueshme që të sillesh në mënyrë aq cnjerëzore duke i përplasur derën në fytyrë brezit të ri.
Drejtoria Arsimore dhe Ministria e Arsimit ka marrë guximin të vendosë kycin shkollave me mbi 50 vite ekzistencë, që kanë nxjerrë breza të tërë intelektualësh.
Ja sa i rëndon dora drejtuesve te arsimit që vendosi të mbyllë këtë vit :
1.Rrethe~Baz, 2.Karice, 3.Bshkash, 4.Dukagjin, 5.Rremull, 6.Koder~Lac, 7.Burgajet, 8.Mallunxe, 9.Bater dhe ne Bashkine Klos Jane Shkollat; 1.Unjate, 2.Pleshe, 3.F.Fshat, 4.Dom, 5.Shul~Bater.
Ky është SKANDAL, ndaj të cilit duhet të merren masa një orë e më parë.
Fëmijët e fshatrave të Matit e Klosit po e presin me ankth ditën e parë të shkollës.