×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Alibeaj: Situata e dramatike, parlamenti nuk ekziston

Tuesday, 11 September 2018 13:42

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj në përfundim të mbledhjes së grupit të punës për vettingun në politikë, tha se në këtë mbledhje të parë qëllimi ishte çlirimi i kapjes politike të drejtësisë. Në një dalje për mediat, Alibeaj u shpreh se 46 vite më parë nga viti '90 pasi sistemit kushtetues i mungon balancimi i pushtetit.

Alibeaj: Kjo është mbledhja e parë e grupit të punës që kishte qëllim të vetëm çlirimin e kapjes politike të drejtësisë në funksion të mbrojtjes së aleancës së shpallur mes Ramës dhe krimit. 

Jemi pa gjykatç kushtetuese, pa Gjyktë të Lartë, pa KLP, pa KLGJ, pa SPAK, pa BKH dhe mbi të gjitha pa mundësinë e kontrollit nëpërmjet sistemit të drejtësisë, pushtetit. Dhe e fundit në mungesë totale të dhënies së shërbimit të drejtësisë ndaj qytetarëve. Është mungesa totale e kontrollit të pushtetit prej pushtetit gjyqësor që  ka detyruar grupin e punës së hedhjes së vettingut në politikë. Sot jemi kthyer 46 vite më parë nga viti '90, me një sistem kushtetues dhe qeverisës të cilit i mungon elementi bazë, ndarja dhe balancimi i pushtetit. Ku ai gjyqësori duhet të kontrollojë legjeslativin dhe qeverinë. Në fakt sot nuk ekziston. Ky parlament nuk ekziston më, dhe sistemi gjyqësor nuk ekziston më për shkak të asaj që quhet reforma në drejtësi, sot ka një qeveri dhe një kryeministër, i vetmi. Kjo është situata dramatike që na rezultoi në përfundim të mbledhjes. Kjo situatë kërkon zgjidhje, sepse ajo që po ndodh me reformën në drejtësi nuk është vetëm kapja politike, por kapja politike  nga një mazhorancë që ka futuar në sqetullën e vet, në mos është njëhsuar me krimin.  E rëndë si situatë. Ajo që diksutuam është gjetja e zgjidhjeve. Gjetja e zgjidhjeve shkojnë paralelisht edhe me gjetjen e zgjedhjeve edhe për rastin e vettingut në politik, edhe me sistemin e çlirimit të ekonomisë edhe sigurisht me sistemin zgjedhor. 

Ka një platformë me 7 pika, ku përcaktohet se kush janë piketet për të arritur në clirmin politik të sistemit të drejtësisë. 

Mbledhja e parë bëri një rrezyme të situatës aktuale, dhe situata është ajo që ju thashë, një republikë që nuk është republike, që s'ka sistem demokracie. Nuk ka garanci as për politikë dhe asnjë shërbim ndaj publikut. Mbledhjet pasardhëse do të përcaktojnë edhe mjetet politike dhe jo politike me tre grupet e tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...