Gjosha: Opozita nuk e ka braktisur asnjë ditë parlamentin. LSI dhe PD…

Tuesday, 11 September 2018 17:32

Sesioni i ri parlamentar ka nisur pa opozitën në parlament, e cila po i bojkoton seancat parlamentare për shkak të situatës në të cilë ndodhet vendi. Opozita ka zgjedhur ti bëjë mbledhjet në qytetet të cilët janë akuzuar nga opozita si të udhëhequra nga krimi.

Intervista e plotë:

1.Sesioni i ri parlamentar sapo ka nisur. Cila është arsyeja e fortë që opozita po e bojkoton parlamentin?

Opozita nuk e ka braktisur asnje dite parlamentin, perkundrazi e ka zbritur betejen e saj parlamentare aty ku me të vërtetë ajo merr kuptimin e saj, në terren, pranë qytetarëve. Zgjedhjet e qyteteve si Shkodra dhe Elbasani nuk janë rastësore, përkundrazi ato janë dy qytete ku fenomeni i krimit dhe i bandave është pjesë e jetës së përditshme. Kjo kauz e opozitës mund të fitohet vetëm duke prekur realitetin e hidhur dhe duke e luftuar haptas atë.

2.Emri juaj është përfolur këto kohë si një kandidate e mundshme e opozitës për Bashkinë e Tiranës. Është kjo në planet e tua?

Nuk ka qënë asnjëherë në ambicjen time ndaj nuk do doja të merrja kohën e lexuesve me çështje që nuk përbëjnë interes.

3.Shqipërisë iu shty hapja e negociatave. Kush mendoni  se ishin faktorët e anullimi të vendimit të Komisionit Europian?

Faktori kryesor që ka dënuar Shqipërinë në mos hapjen e negociatave është sjellja arrogante e qeverisë dhe ekzekutivit. Etja për të pasur të gjitha pushtetet në dorë, përfshirë këtu gjyqësorin dhe patjetër që një diskutim thelbësor ka zënë lidhjet e politikës me krimin. Të gjitha këto çështje kanë dhënë goditjen e rëndë për qytetarët shqiptarë. Sa më larg evropës, aq më shumë përftojnë politikanët që të ardhmen e vendit e lidhin vetëm me interesat personale. Negociatat janë jetike për Shqipërinë ndaj dhe opozita po bën përpjekjet e saj maksimale për të çmontuar këtë diktaturë që po instalohet çdo ditë në vendin tonë

4.A do të ketë një koalicion midis LSI dhe PD në zgjedhjet lokale?

PD, LSI dhe të gjithë aleatët tashmë janë kthyer në një front kundër keq qeverisjes! Koalicionet kanë kohën e vet kur duhet të ndodhin dhe duhet të vijnë natyrshëm. Kjo po ndodh me ritmet e duhura edhe brenda partive opozitare. AlpeNews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...