Rusia është e dyshuara kryesore për një sëmundje të mistershme që ka prekur personelin amerikan në Kubë dhe Kinë, thuhet në një raport të agjencive të SHBA-së.
Provat nga interceptimet e komunikimit sugjerojnë për një përfshirje të Moskës në këtë sulm kimik thuhet në raportin e FBI- CIA-s dhe agjencive të tjerë. Megjithatë, provat s’janë ende përfundimtare që SHBA të fajësojë zyrtarisht Rusinë. Rreth 26 punonjës të ambasadës amerikane në Kubë janë prekur nga një sëmundje e mistershme, e cila filloi në 2016,.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit i tha “Reuters”it se “nuk kemi dalë ende me një konkluzion përfundimtar se kush ose çfarë qëndron prapa këtyre sulmeve shëndetësore”.
Simptomat përfshijnë humbjen e dëgjimit, sfilitje, dhimbje koke çka sugjerojnë për “një dëmtim në tru”,.
Ndërkaq, në qershor, Departamenti Amerikan i Shtetit ka tërhequr nga detyra një grup diplomatësh nga Guangzhou, Kinë, pasi janë infektuar me një sëmundje që i ngjason dëmtimit në tru
SHBA beson se armë të sofistikuara elektromagnetike mund të jenë përdorur kundër punonjësve.