“Nga dekoderat tek teatri, kjo është trajektorja e banditizmit qeveritar”

E mërkurë, 12 September 2018 10:46

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe kreut të saj për problemin e transmetimeve televizive dhe dekoderave.“Dekoderat ishin thjesht turpi i pamase i paaftesise dhe hajdutllekut”, shkruan Vasili në ‘facebook’.

Ndërkohë që në reagimin e tij ai shton edhe historinë e ligjit të teatrit kur thotë se “paaftesia dhe kusaria bashkiako qeveritare prodhuan turpin e radhës ligjin special apo turpin special qe u shpartallua nga BE”.

Postimi i plotë:

Nga dekoderat tek teatri,kjo eshte trajektorja e banditizmit qeveritar.

Qeveri me mizerabel per shkak te paaftesise nuk eshte pare.

Dekoderat ishin thjesht turpi i pamase i paaftesise dhe hajdutllekut.

E filluan turpin,s'jua mbajti dhe u kthyen mbrapsht.Keta vazhdojne t'i japin ne menyre te çfrenuar para' koncesionareve te rruga e Kombit, ndersa pensionisteve te varfer u rjepin leket e fundit per dekodera kur mund tua jepnin te gjitheve pa leke.

Po teatri?

Paaftesia dhe kusaria bashkiako qeveritare prodhuan turpin e radhes ligjin special apo turpin special qe u shpartallua nga BE.

Keta qe per 40 dite do te valevisnin votat e turpit ne parlament dhe do rrezonin dekretin e presidentit tani po na thone qe jane gati ta ndryshojne ligjin.

Po 40 ditet ku mbeten? Po votat, qe do te valeviteshin ku jane? Apo mund te gjenden ne Sharre edhe 40 ditet e turpit,edhe votat si letra higjenike edhe ca gjera te tjera mund te gjenden atje...

Nga dekoderat tek teatri kjo eshte trajektorja e banditizmit te qeverise.

Modifikuar më E mërkurë, 12 September 2018 10:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...