Ish-kryeministri Sali Berisha është sot i ftuar në studion e opinion për të folur për korrigjimin e kufijve të Shqipërisë, marrëveshjet e mundshme Kosovë-Serbi dhe mbi çështje të aktualitetit politik në Shqipëri.
Pse jeni ju kundër marrëveshjes mes Vuçiç-Thaçi?
Kam mbështetur dhe mbështes marrëveshjen duke e konsideruar si një marrëveshje e rëndësishëm edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon. Marrëveshja duhet të respektojë tërësisht sovranitetin dhe integritetin territorial. Jashtë kësaj kornize asnjë marrëveshje nuk mund të ketë.
Nëse ata vendosin me marrëveshje për të shkëmbyer territore mes tyre, ku qëndron e keqja?
Problemet e Ballkanit nuk janë minoritetet por mazhorancat. Nëse ti shkon me flamurin e Serbisë së madhe, atëherë ti qofsh. Projekti i shkëmbimit është i Beogradit.
Vijon...