Me këpucë luksoze që fillojnë nga çmime si 500 apo 600 euro është parë të dilte nga dera e parlamentit kryeministri Rama.
Kësaj here kreu i qeverisë i ishte harruar atletet e bardha me të cilat shkon nëpër takimet me krerët e vendeve të Bashkimit Evropian.
Kohët e fundit Rama, është shfaqur në misione të ndryshme bamirësie duke vizituar familje të varfëra të cilave u premton rindërtimin e shtëpive apo duke dhuruar libra për nxënësit.
Nuk dihet nëse në këto misione shoqërohet nga këpucët luksoze, me të cilat është fotografuar sot.
Citimi për markën dhe çmimin e këpucëve të Ramës marrë nga faqja Lolita. në “Facebook”