Në orët e para të mëngjesit të sotme gjatë një aksioni të forcave RENEA në fshatin Rremas në Divjakë ka mbetur i plagosur një 77 vjeçar në banesën e tij, pasi dyshohej së në të fshiheshin dy të kërkuar për vrasje.
Sipas infomacioneve të policisë thuhet se pasi Haxhi Lika nuk iu bind thirrjeve të RENEA-s për të ulur armën, (çifte), ata kanë qëlluar në ajër por në rrethana të paqarta ai është plagosur në kokë.
Ndërkohë me anë të një postimi në Facebook deputeti demokrat Myslim Murrizi, ka publikuar një video teksa një i afëm i Likës tregon sesi ndodhi ngjarja.
Postimi i plotë
Nje ngjarje e RENDE ka ndodhur sot ne mengjes rreth ores 4:00 ne lagjen e LIKAJ te fshatit Remas bashkia Divjake.
Forcat RENEA kane terrorizuar pa asnje shkak, banoret e ketij fshati.
Kane qelluar me arme brenda shtepise se Z Haxhi Lika 75 vjeç, duke e plagosur te shtrire ne krevat brenda dhomes se tij.
Pastaj e kane mare si bandite dhe e kane derguar ne spitalin ushtarak, pa pyetur familjaret.
Ky eshte nje shtet qe vret qytetaret brenda ne dhomen e gjumit, ne mes te nates.”, shkruan Murrizi.