Nga selia e PD-së ka ardhur një denoncim tjetër për qeverinë dhe lidhjet e saj me krimin. Në një deklaratë për mediat deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejt Alibeaj kanë dalë të bëjnë publike këto veprimtari kriminale:
Deputei Enkelejd Alibeaj denoncoi Faktin se i vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, i cili para disa muajsh u ekstradua në Itali, pasi ishte i dënuar për trafik droge tashëm është pronar i dy kompanive të basteve.
"E mbani mend sesi katër muaj më parë, PD publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj, të dënuar për trafik droge. Ky është vendimi i gjykatës për të tre.
Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë sot pronarë të dy kompanive të basteve dhe njëra prej tyre është ndër më të njohurat dhe shfaqet me disa emra. Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafaj është vetë, fasada që fsheh pronësinë reale të Agron Xhafajt mbi këtë kompani: Ekoped, bastelive etj. nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të fatmir Xhafajt, për 5 vjet ka shumëfishuar aktivitetin në tregun e bixhozit"