Vasili: 'Rilindësit' kanë frikë nga vettingu, policia show në Nikël dhe Shkodër

Premte, 14 September 2018 17:41

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka qenë i ftuar sot në Fax News për të komentuar zhvillimet e fundit të aktualitetit politik, siç është nisma për vetingun në radhët e politikanëve apo niveli i kriminalitetit në vend.

Sipas Vasilit Rilindja ka frikë nga Vetingu ndaj dhe nuk jep dakordësinë për ndryshime kushtetuese, ndryshe nga opozita që është sjhumë gati që ky proces të nisë sa më herët. ‘’Standardi i Vetingut ndaj politikanëve duhet të jetë i njëjtë me atë që po kryhet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve. Na duhet një ndryshim në Kushtetutë njësoj sic bëmë në sistemine drejtësisë, në momentin që do themi po do iniciojmë dhe nismën ligjore. Problemi është do i hapim apo jo rrugën, pasi instrumentat krijohen.

Kur vjen fjala për të miratuar vjedhjen e 200 milionë eurove te Teatri i thonë po këta brenda natës, edhe për të emëruar Arta Markun, ndërsa për të votuar këtë nismë të opozitës thonë jo. Vetingu për politikanët ka dallim nga dekriminalizimi, pasi fotografon të gjithë situatën.

Shumë e rëndësishme është dhe kontrolli i pasurisë, të cilët nuk sqaroheshin dot nga dekriminalizimi. Unë dhe të gjithë kolegët e mij në LSI jemi iniciatorë dhe nuk kemi aspak frikë, si këta të Rilindjes që thonë jo po kjo, po ajo”, u shpreh Vasili.

Vasili nga ana tjetër ka komentuar dhe qëndrimin e opozitës ndaj parlamentit duke thënë se nuk ka plan për bojkot, por vetëm një marrëdhënie të kushtëzuar, që përfshin dhe takime qytete të ndryshme të vendit, duke u qëndruar në krah qytetarëve. “Takimi ynë është mbajtur në qytetin simbol të krimit në këto muajt e fundit, policia bëri shoën e radhës në Shkodër dhe në Nikël. Ju e dini shumë mirë që figura të caktuara të krimit u kthyen në banesat e tyre disa orë pas kontrolleve, kjo ndodh pasi policia i ka duart e lidhura. Nuk kemi për ta bojkotuar kurrë parlamentit, po aksioni në disa qytete të ndryshme të vendit ka qenë e domosdoshme”, u shpreh më tej Vasili. Faxweb

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...