Mbahuni! Iku 1 vit, edhe 3 kanë mbetur

Tuesday, 18 September 2018 10:40

Nga Ylli Manjani.

Kushdo që ka iluzion se qeveria e superblinduar me vota, do të rrëzohet me protesta apo me formula parlamentare, e ka gabim. E ftoj të qetësohet dhe ta marrë shtruar.

Se ja u mbush sheshi me protestues, e çfarë pastaj?! Si bie qeveria?! Fundja, ja ta zëmë se ra dhe qeveria, e çfarë pastaj? Do të ndërtojë po i njëjti bark politik, një qeveri të njëjtë me këtë që është.

Duhet mbledhur mendja se qeveria zëvendësohet vetëm me zgjedhje. Nuk ka asnjë kuptim që t'i kërkohet opozitës të mbushë sheshet me njerëz, ndërkohë që qeveria mbush kutitë me vota! Ndaj data që do të vendoset për qeverinë do jetë diku nga fillim vera e vitit 2021-shit...

Deri atëherë duhet ta zbërthejmë mirë mashtrimin e përminutshëm të këtij modeli që qeveris. Ndërkohë duhet të ndërtojmë një model tjetër.

Modifikuar më Tuesday, 18 September 2018 12:44
Login to post comments