Lirimi i Ermal Hoxhës, PD: Rama thikë pas shpine ndërkombëtarëve

Tuesday, 18 September 2018 11:59

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me lirimin nga burgu të Ermal Hoxhës, të arrestuarit në operacionin Xibraku.

Ka qenë deputeti i PD-së, Ervin Salianji i cili doli ditën e sotme nga selia blu duke hedhur akuza ndaj Ramës, që sipas tij, dha urdhër për lirimin e nipit të Enver Hoxhës nga burgu.

ERVIN SALIANJI, DEPUTET

Lirimi nga burgu para kohe i Ermal Hoxhës, anëtar i bandës së kokainës në Xibrakë, është provë e re sesi krimi i organizuar në Shqipëri kontrollon drejtësinë nëpërmjet kryeministrit të vendit Edi Rama.

Lirimi nga burgu para kohe i një trafikanti ndërkombëtar droge, pjesë e krimit të organizuar, është i papranueshëm jo vetëm për Partinë Demokratike, por për shumicën e shqiptarëve që kërkojnë luftë me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar.  

Shqiptarët duhet ta dinë se trafikanti i kokainës Ermal Hoxha është liruar para kohe nga burgu për një arsye: ai ka mbrojtjen direkte të kryeministrit Edi Ramës. Duke mbrojtur Ermal Hoxhën, Edi Rama mbron nga drejtësia vëllain e tij Olsi Rama, i cili është garanti kryesor i ndërtimit të fabrikës së kokainës në Xibrakë 4 vjet më parë.

Kushtet për lirimin para kohe të Ermal Hoxhës dhe organizatës kriminale të kokainës së Xibrakës u parapërgatitën një vit më parë, kur bandës iu ul dënimi përfundimtar me disa vjet nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Ulja drastike e dënimit dhe lirimi para kohe me urdhër të Kryeministrit Rama i trafikantëve ndërkombëtar të drogës është thikë pas shpine edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë. Me ndërhyrjen e partnerëve qeveria u detyrua të arrestojë disa prej trafikantëve të drogës, duke i dhënë kohë për arratisje kreut të rrjetit ndërkombëtar të kokainës, Genci Xhixha, mik i ngushtë me Olsi Ramën.

Prandaj, opozita kërkon vettingun e politikanëve për të bërë të mundur shkëputjen përfundimtare të krimit nga politika dhe qeverisja e vendit.

Modifikuar më Tuesday, 18 September 2018 12:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...