Basha: Jemi në kushtet e një grushti shteti

Tuesday, 18 September 2018 12:25

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët, ka garantuar edhe një herë se vettingu për politikanët do të bëhet.

Basha ka kërkuar nga Kuvendi të nisë shqyrtimi i nismës kushtetuese për të amenduar kushtetutën që edhe politikanët ti nënshtrohen vettingut.

‘Krimi ka depërtuar në nivelet më të larta të qeverisjes. Kabineti i Ramës dhe Kuvendit,eshte në funksion të aferave korruptive. Kriminelët lirohet e nuk ndiqen penalisht dhe tenderat i jepen një dore banditësh që sot kanë depërtuar në ekonominë e vendit.” – u shpreh Basha

“Jemi në kushtet kur kemi Cyrben, i provuar si anëtar i bandës së Shullazit, dhe nuk pëson asgjë mbetet në Kuvend. Kemi Fatmir Xhafën, të vërtetuar që ndihmoi të vëllanë ti fshihet drejtësisë italiane, derisa e denoncoi opozita, e vijon të mbetet ministër i Brendshëm me vëllain trafikan droge. I vetëvritet edhe shoferi me 17 mijë euro orë në dorë.- vijoi më tej kryedemokrati, ndërsa theksoi se jemi në kushtet e një grushti shteti

Në vijim Basha sulmoi prokurorinë e gjykatat ndërsa tha se ato janë vënë tashmë në shërbim të Edi Ramës.

“Gjykata ka pushuar së  vepruari, policia ka pushuar. Kemi Taulant Ballën, edhe këtu prokuroria nuk vepronn. Prokurori e korruptuar e shantazhaur e blerë dhe e shitur, duhet të kishte hapur prej kohësh hetimet për Toyta Yaris, Prokurori e blerë shërbëtore e mjerë e Ramës. Alket Hyseni ka grabitur prona

Arben Ahmetaj me inceneratorët  Damian Gjiknuri i filmuar me kriminelë, vijojnë të jenë ministra të Edi Ramës. Vangjush Dakos, i mbylli hetimet, kamikazja e Ramës në  Gjykatë dhe e e Xhafës në Prokurori.

Modifikuar më Tuesday, 18 September 2018 12:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...