Berisha: Kërcënimi nga bandat i deputetit Shehaj, akt kriminal i Ramës ndaj opozitës! (VIDEO)

E mërkurë, 19 September 2018 10:25

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar kërcënimin e bërë dje ndaj deputetit demokrat Agron Shehaj në Jalë nga zyrtari i qeverisë Fatmir Meta si një akt kriminal dhe armiqësor i kryeministrit ndaj opozitës. Në mesazhin e publikuar sot bashkë me videon, ku dëgjohen qartë kërcënimet e Fatmir Metës ndaj deputetit Shehaj, që mbron të drejtat e qytetarëve që po u shembej prona, Berisha shprehet:

"Kërcënimi nga bandat e narkoqeverisë i deputetit të Vlorës, Agron Shehaj, në detyrë e në mbrojtje të ligjit dhe të drejtave të qytetareve, përbën një akt kriminal dhe armiqësor të Edvin Kristaq Ramës ndaj opozitës. Shikoni videon e mëposhtme! "

Login to post comments