Kryemadhi i kërkon Ramës: Je kreu i bandës nise vettingun nga vetja

E Enjte, 20 September 2018 11:22

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka ironizuar kryeministrin Rama, duke thënë se po u bën vetting edukatoreve të kopshteve dhe nuk e nis nga vetja vettingun në politikë, si kryetar i bandës.

“Po u bën vetting edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve dhe nuk bën Edi Rama që është kryetari i bandës me të cilën qeveris. Do vijojë bashkëbisedimi me qytetarët dhe do ndërmarrim hapat e duhur për të larguar nga pushteti qeverisjen e inkriminuar të Ramës” – tha Kryemadhi.

Kreu i Partisë Agrarë, Duka, tha se mirëpret zgjerimin e frontit opozitar në betejën për largimin e Edi Ramës nga qeveria, ndërsa shtoise me këtë qeverisje, po rrezikohet seriozisht e ardhmja e vendit.

Login to post comments