Fillimisht si ministër kulture në 1999 Edi Rama hodhi një hap të paparë. Ai kërkoi nga parlamenti miratimin e një fondi për financimin e një biznesi privat. Tirana, një dekadë pa kinema, duhet të kishte një vend ku të projektoheshin prodhimet e Holliwood-it ishte argumenti i tij. Dhe ish miku i tij A. Xhillari filloi rindërtimin e kinemasë të parë tek kinemaja e vjetër Republika. Po nuk kaloi shumë dhe i njëjti investitor, me Ramën tashmë kryatar Bashkie, kinema “Republikën” e ktheu në një kullë (foto poshtë). Kinemaja e vjetër u zhduk për gjithmonë.