‘Jam e tërbuar, qeveria palë me krimin’, Pack akuza të forta nga qyteti i Shkodrës

E Enjte, 20 September 2018 14:56

Presidentja e Forumit të Grave të PPE-ve Doris Pack ka qenë sot në qytetin e Shkodrës, ku ka takuar kryetaren e bashkisë Voltana Ademi, dhe i ka shprehur mbështetjen për punën e saj në krye të këtij institucioni.

Presidentja Pack ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë që ndihet e tronditur nga niveli i kriminalitetit në këtë qytet, me shumë të vrarë dhe të zhdukur.

 ‘’Jam e shokuar nga situata e kriminalietit në Shkodër, 6 vrasje dhe 2 zhdukje. Diskutohet përfshirja e policisë dhe vetë ministrit. Në qoftë se qeveria nuk arrin të kapë kriminelët nuk meriton të futet në BE. Shqiptarët po ikin jo se nuk e duan vendin por se nuk kanë siguri. Shkodra është qendra kriminalitetit”, është shprehur Pack.

‘’Ka një lloj mafie këtu. S’mund ta imagjinoj se ndodh kjo ndodh në një vend që po hap negociatat. Jam e tërbuar që një qeveri e tillë nuk po ju mbron dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shkodër por dhe në Tiranë dhe Vlorë”, është shprehur më tej Pack, shkruan fax web.

‘’Për sa kohë që qeveria nuk është në gjendje të frenojë mafien ta dërgojë atë para gjykatës dhe në fund në burg nuk është e vlefshme për BE.

Unë e pëlqej Shqipërinë dhe dua të jetë pjesë e Europës se dua qytetet njerëzit. Dhe nuk i kuptoj ministrat që nuk flasin qartë dhe hapur. Qeveria nuk po merret me sigurinë e njerëzve.

Unë erdha këtu sepse dua të hap sytë e politikës. Disa prej tyre qeveritarëve mund të kenë ndjenja kanë dhe vetë fëmijë. Dhe fëmijët nuk rrinë këtu nëse s’kanë siguri pune. Shqiptarët nuk ikin se e urrejnë vendin por nuk kane pune vetëm kanabis”, është shprehur më tej Pack.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...