Zari i Taulantit në Bashki dhe nëpunësit e tij në sulm frontal ndaj PD në Librazhd

E Enjte, 20 September 2018 19:38

Kryetari i Bashksië së Librazhdit, Kastriot Gurra është hedhur në sulm frontal ndaj kreut të PD, Bujar Vreto duke angazhuar edhe punonjësit e institucionit që ai drejton të bëjnë propagandë ndaj opozitës. Prej disa ditësh zyrtarët e Bashkisë së Librazhdit që paguhen me taksat e qytetarëve janë hedhur në sulm ndaj PD dhe Vretos për të vetmin shkak se ky i fundit ka denoncuar publikisht kërcënimet që bëjnë zyrtarët e bashkisë me heqjen e bukës së gojës familjeve që marrin ndihmë ekonomike si dhe shkeljet ligjore të Bashkisë nga Kreu i Bashkisë dhe zyrtarët e tjerë.
Pak ditë më parë kreu i PD Librazhd, Bujar Vreto denoncoi publikisht një skandal të punonjëses së Ndihmës Ekonomike në Bashkinë e Librazhdit, e cila kërcënoinjë familje se do t’i heqë ndihmën ekonomike pse njëri nga fëmijët kishte publikuar një foto në faqen e tij sociale me dy gishtat lart.
Menjëherë sapo fëmija ka publikuar foton ka patur reagime të shumta nga qytetarët që e mbështesin atë, ndërmjet tyre ka qënë edhe kryetari i PD, Librazhd Bujar Vreto, i cili ka përshëndetur fëmijën duke i uruar suksese në mësime në vitin e ri shkollor. “Së bashku përpara, mësimet priritet”, shkruan Vreto në postimin e tij.
Por i menjëhershëm ka qënë reagimi kërcënues i punonjëses së Ndihmës Ekonomike në Bashkinë e Librazhdit, Jetmira Kujtila. Ajo e paralajmëron që familjarët dhe të afërmit e fëmijës të kenë kujdes me komentet e partive që nuk janë në pushtet. “Kujdes me komentet e partive që nuk janë në pushtet”, shkruan ajo.
Pas publikimit të këtij lajmi, punonjësja e Ndihmës Ekonomike jo vetëm që mburret me kërcënimin e saj me heqhen e ndihmës ekonomike, por vijon sulmet ndaj PD dhe kreut të saj Bujar Vreto, duke shkruajtur në rrjetet sociale se, “PD është me haluçinacione”.
Po ku e gjen këtë guxim një nëpunëse e thjeshtë e Bashkisë së Librazhdit të kërcënojë familjet me bukën e gojës dhe të sulmojë opozitën? Sigurisht që ajo inspirohet nga vetë kreu I Bashkisë së Librazhdit, Gurra i cili prej kohësh nga krijuar një diktaturë ekonomike në Librazhd. Ai vijon të kërcënojë familjet se nuk dot’u legalizojë banesat dhe do t’upresë ndihmën ekjonomike nëse mbështesin Partinë Demokratike në Librazhd.
Para pak ditësh kryetari i Bashksië së Librazhdit, Kastriot Gurra kërcënoi me burg kreun e PD të Librazhdit, Bujar Vreto që të mos fliste më për djegien e plehrave nga Bashkia. Plehrat digjen nga Basghkia duke shkaktuar jo vetëm ndotjen e mjedist por edhe problem të rënda shëndetësore tek banorët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...