Rama: Teatrin do ta shemb, vlerat historike nuk janë argument

E Enjte, 20 September 2018 21:31

Mazhoranca ka votuar sot pro ligjit të teatrit, duke i hapur rrugë ndërtimit të një godine të re. Ndërkohë, në studion e emisionit “Opinion”, Kryeministri Rama e ka rikonfirmuar këtë fakt. “Ne do ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar”, tha me bindje Kryeministri.

Më tej kryeministri shton se godina ka marrë fund dhe s’ka asgjë për t’u ruajtur. “Godinë e marrë fund që nuk ka asgjë për t’u ruajtur. Nostalgjia nuk është argument për të ruajtur në qendër të qytetit një ngrehinë të marrë fund”, tha ai duke anashkaluar çdo argument të të gjithë intelektualëve në këtë vend se ajo godinë ka vlera të jashtëzakonshme historike.

Login to post comments