Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në konferencën ballkanike “30 vjet pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE?”, organizuar nga zonjat demokrate të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane, u shpreh se gjendja në Shqipëri është shumë e rëndë
“Parlamenti i Shqipërisë mori dy hapa brenda dy javësh. Bixhozit i uli taksat si dhe legjimitoi me ligj vjedhjen e pronës publike duke i hapur rrugë pastrimit të parave të pista. Janë paratë e drogës”, tha Basha.
Basha akuzoi Prokuroren e Përgjithshme, Arta Markun, se po liron Emiljano Shullazin.
“Shërbëtorja e Ramës dje me një të rënë të lapsit la pa prokurorë çështjen e Tahirit dhe Shullazit. Sot prokuroria po mbron Saimir Tahirin, Xhafajn, po bëhet gati lirimi i Shullazit. U lirua Ermal Hoxha, sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Krimi ka marrë dhenë, sepse ka bekimin e Ramës dhe Xhafës.”, tha ai.