Përfaqësuesit e PPE: Krimi i organizuar nga Shqipëria po destabilizon edhe Europën

Premte, 21 September 2018 14:10

Dy prej përfaqësuesve të lartë të PPE, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Patrick Voller dhe Presidentja e Grave të Partisë Popullore Europiane, Doris Pack, vunë në dukje nga Tirana se me krim të organizuar që i sjell Shqipërisë dhe Europës destabilitet, integrimi europian do të vonohet edhe më shumë.

“Dekriminalizimi i politikës është kyç për Shqipërinë dhe ligjet e miratuara duhet të vihen në zbatim.”-tha Voller, i cili vuri komentoi me tone kritike ngjarjet e fundit në prokurori.

"Forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, pavarësia në sistemin gjyqësor duhet të shënojë progres, por  transferimi i prokurorëve siç ndodhi dje, nuk është një shenjë e mirë.”-u shpreh Voller. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten dy kërkesa themelore në mënyrë që Shqipëria të bëjë përpara me negociatat vitin e ardhshëm.

 “Le të themi se peshqit e mëdhenj dhe të paprekshmit, duhet çohen përpara drejtësisë.”- tha Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Popullore Europiane.

Akoma më mosbesuese dhe kritike ndaj qeverisë së Ramës është Presidentja e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack, vuri në dukje se Shqipëria ka bërë hapa prapa, e cila shprehu shqetësim për veprimet e papranueshme të prokurorisë për mbylljen e dosjeve Tahiri dhe Shullazi.

“Kryeprokurorja e përkohshme po i nxjerr jashtë loje prokurorët që duhet të përballen me kriminelë të rrezikshëm dhe i dërgon ata në detyra të tjera. Ky është një simbol që tregon për veprime për të mos respektuar drejtësinë dhe për t’i shpëtuar daljes para gjykatës dhe sigurisht që është diçka që s’mund të pranohet.”- tha Presidentja e Forumit të Grave në PPE.

Ajo foli edhe për situatën e rëndë të krimit në Shkodër, duke vënë në dukje ekzistencën e bandave mafioze, vrasjeve, pengmarrjeve, situatës së rëndë të krimti ën Vlorë dhe mosveprimti të qeverisë për të siguruar jetën e njerëzve. Duke iu referuar këtij realiteti, Doris Pack ishte kritike me kolegët e saj europianë.

“Shpesh ndihem e turpëruar për gjithçka çfarë ka ndodhur në vitet e fundit dhe nuk janë marrë në konsideratë nga jashtë. Zyrtarët e BE-së kanë thënë vetëm që vendi është në rrugë të mbarë e kështu me radhë në vend që të vendosnin gishtin në plagë. Kjo ka qënë e turpshme dhe para zgjedhjeve të vitit të kaluara i vetmi zë në perëndim që fliste për kanabisin këtu isha unë. Nuk është se jemi kundër dikujt, por se jemi në favor të njerëzve që jetojnë në këtë vend.“- u shpreh Presidentja e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack.

Patrick Voller dhe Doris Pack morën pjesë në konferencën ballkanike me temë "30 vjet më pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE. Roli i Gruas në procesin e Integrimit”, e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë dhe Forumi I Grus së Partisë Popullore Europiane me mbështetjen e Fondacioneve Konrad Adenauer dhe Hanns Seidel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...