Opozita padit Arta Markun: Po shkatërron hetimin e Tahirit

Premte, 21 September 2018 15:25

Opozita ka paditur kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me qëllim  mbylljen e  hetimit ndaj tij.  Në emër të opozitës, kallëzimin e depozituan në prokurorinë e Tiranës, kryetarët e grupeve parlamentare PD- LSI, Spaho dhe Vasili.

Në këtë kallëzim thuhet se “Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë”.

Opozita i cilëson lëvizjet e paligjshme të prokurorëve të urdhëruara politikisht.

Opozita e padititi kryeprokuroren për shpërdorim detyre, pasi ajo vendosi të shpërbëjë tërësisht grupin e prokurorëve të çështjes penale ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “Arta Marku ka ndërhyrë në mënyrë aktive për dështimin e hetimeve ndaj tij”-shprehet opozita në kallëzimin penal.

“Fillimisht, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke komanduar si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, znj. Elisabeta Imeraj, Më pas, transferoi edhe prokurorin tjetër të çështjes, z. Besim Hajdarmataj nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Pogradecit. Lëvizja dhe transferimi i prokurorëve që udhëheqin çështjen penale të  Saimir Tahirit, është një veprim aktiv dhe i kundërligjshëm, që bëhet me qëllimin e plotë të dështimit të hetimeve dhe përbën pa asnjë dyshim pengim të drejtësisë. Kjo lëvizje vjen në një kohë ku afati ligjor i hetimeve është drejtë përfundimit dhe prokurorët do të duhet të dalin me konkluzionin përfundimtar mbi këtë hetim”- thuhet në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Tiranës.

Në Kallëzimin Penal theksohet gjithashtu, se akte të tilla të paligjshme nga Arta Marku, provojnë tërësisht se qëllimi i saj në detyrë është shërbimi politik ndaj Edi Ramës, dhe dështimi apo pengimi i hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj Qeverie apo organizatave kriminale të lidhura me të.

Duke qenë se Arta Marku drejton prokurorinë dhe kallëzimi është bërë tek vartësit e saj në Prokurorinë e Tiranës, opozita ka kërkuar njëkohësisht edhe marrjen e masës së përkohshme të prezullimit nga detyra deri në përfundimin e hetimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...